Dëgjojini dhe mbështetini fëmijët, kjo i bën mirë shëndetit të tyre mendor

Dëgjojini dhe mbështetini fëmijët, kjo i bën mirë shëndetit të tyre mendor

Nese femijet ndiejne se ju i degjoni dhe i mbeshtesni, kjo do te kete nje ndikim afatgjate ne shendetin e tyre mendor, edhe kur te jene te rritur. Mbështetja dhe dëgjimi i fëmijëve, shfaqja e interesit për jetën e tyre të përditshme dhe ardhja në ndihmë të tyre në periudha të vështira mund t’i ndihmojë ata […]

Nese femijet ndiejne se ju i degjoni dhe i mbeshtesni, kjo do te kete nje ndikim afatgjate ne shendetin e tyre mendor, edhe kur te jene te rritur.

Mbështetja dhe dëgjimi i fëmijëve, shfaqja e interesit për jetën e tyre të përditshme dhe ardhja në ndihmë të tyre në periudha të vështira mund t’i ndihmojë ata të kenë një zhvillim të shëndetshëm psiko-emocional. Sipas një studimi të botuar në Jama Pediatrics, sipas të cilit fëmijët që ndihen të mbështetur dhe të dëgjuar nga familja dhe shkolla, do të kenë më pak gjasa të pësojnë depresion dhe probleme të tjera psikologjike kur të rriten.

Përvojat pozitive dhe efektet me kalimin e kohës

Disa studime shkencore kanë nxjerrë një lidhje mes përvojave negative në fëmijëri (të tilla si abuzimi, neglizhenca, dhuna dhe mungesa e prindërve) dhe problemeve në shëndetin fizik dhe mendor. Sidoqoftë, më pak i qartë ishte ndikimi i përvojave pozitive në fëmijëri në jetën dhe zhvillimin psiko-emocional të fëmijëve. Në përpjekje për të kuptuar më shumë rreth saj, studiuesit e Shkollës së Shëndetit Publik Bloomberg në Universitetin Johns Hopkins në Baltimore ekzaminuan më shumë se gjashtë mijë të rritur, duke u kërkuar atyre të kujtojnë sa shpesh gjatë fëmijërisë së tyre flisnin për ndjenjat e tyre me familjen, të afërmit, apo shokët në periudha të vështira dhe sa mbështetje gjenin.

Në fund të sondazhit u zbulua se shanset për të zhvilluar depresion ose shëndet të keq mendor nga të rriturit ishin 72% dhe 50% më të ulëta tek ata që në fëmijëri kishin gjetur mbështetje në momente të vështira. Pas kalimit të të dhënave me ato të përvojave negative të përjetuara gjatë fëmijërisë, studiuesit e udhëhequr nga Christina Bethell zbuluan se në moshë të re, madje edhe në prani të përvojave të pafavorshme, përvojat pozitive të mbështetjes, mund të zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të problemeve në marrëdhënie shëndetin mendor.

Në vend që të përpiqeni t’i parandaloni fëmijët të përjetojnë përvoja negative, sipas studiuesve është e rëndësishme të mësoni t’i mbështesni ata në jetën e përditshme, në periudha të vështira dhe në rrugën e rritjes: në këtë mënyrë ata mësohen të përballen në mënyrë të pavarur me ngjarjet e pafavorshme që mund të ketë ruajtur jeta për ta.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar