Dëbohen nga vendngjarja dëshmitarët: Ministri i Merkelit rrëzohet nga shkallët, merr ndihmën e parë

Ministri i Ekonomisë i Gjermanisë, Peter Altmaier, është rrëzuar nga një skenë derisa po mbante një fjalim në Dortmund. Atij i është dhënë menjëherë ndihma e parë, shkruan Bloomberg. Sipas raportimeve Altmaier ka rënë shkallëve dhe më pas ka përfunduar në dysheme. Dëshmitarët kanë treguar se iu është kërkuar që të largohen që aty. Nga […]
Atij i është dhënë menjëherë ndihma e parë, shkruan Bloomberg.
Sipas raportimeve Altmaier ka rënë shkallëve dhe më pas ka përfunduar në dysheme.
Dëshmitarët kanë treguar se iu është kërkuar që të largohen që aty.
Nga zyra e tij kanë dhënë se mjekët janë duke u marrë me të dhe se pastaj është thirrur një konferencë shtypi.
Altmaier është ministër i ekonomisë dhe energjisë në qeverinë e Angela Merkel, dhe i ka vetëm 61 vjet.













