Dardan Sejdiu tregon se a do të shkrihet PSD-ja në AAK

Dardan Sejdiu tregon se a do të shkrihet PSD-ja në AAK

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i gatshëm të vazhdojë bashkëpunimin me PSD-në e Shpend Ahmetit, duke i thënë që të shkrihet si parti në AAK, pasi që s’mund ta vazhdojë bashkëpunimin si dy formacione politike të ndara. Por ish-kreu i deputetëve të PSD-së, Dardan Sejdiu, në një përgjigje për Gazetën Express i ka […]

 Në legjislaturën e fundit në Kuvendin e Republikës së Kosovës ishte vërejtur një afrim ndërmjet PSD’së së Shpend Ahmetit dhe AAK’së së Ramush Haradinajt. Të dalët nga Lëvizja Vetëvendosje disa herë kanë mbështetur qeverinë Haradinaj, në këmbim të plotësimit të disa kushteve që i vendosnin ekzekutivit prej ulëseve të opozitës, shkruan Gazeta Express.

Një bashkëpunim i tillë  vazhduar dhe rezultoi më koalicion në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit që erdhën si pasojë e dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit. AAK-ja dhe PSD-ja vendosen që të futen bashkë në garën për të marrë pushtetin.

Megjithatë një bashkëpunim i tillë sipas numrit të votave të marra që figurojnë në faqen zyrtare të KQZ’së nuk rezultoi i suksesshëm dhe e dërgoi partinë e Haradinajn në opozitë. AAK’ja ka mbetur aty ku ishte me vota edhe pse me numër më të madh të deputetëve, ndërsa PSD’ja sipas të gjitha gjasave në Kuvend do të përfaqësohet vetëm me një deputet ose fare, varësisht se cili do të  jetë rezultati përfundimtar i KQZ’së.

Lidhur me këtë çështje në emisionin Pressing të T7 ka folur kryetari i AAK’së Ramush Haradinaj. Teksa treguar planet e AAK’së dhe për bashkëpunimin e mëtejshëm mes dy partive, ka thënë se mbetet i hapur për një bashkim me partinë e Shpend Ahmetit, që nënkupton shkrirje të PSD’së në AAK, nëse gjithmonë ka interes edhe nga pala tjetër.

“Kisha bashkëpunuar me ta nëse kanë interesim. Nëse kanë interesim dhe dëshirojnë partneritet afatgjatë. Si dy subjekte na s’mundemi, sepse nuk është koalicion zgjedhor. Nëse ata e shprehin dëshirën për një shkrirje të përbashkët, apo të një formule, pse jo. Po ndoshta po. S’kam pas mundësi ( për ta diskutuar), por do ta bëja me kënaqësi”, ka thënë Haradinaj , raporton Gazeta Express.

Megjithatë nga PSD’ja thonë se nuk janë parti për t’u shkrirë në një formacion tjetër politik.

Në një prononcim për Gazetën Express, Dardan Sejdiu, ka thënë se PSD’ja as që do ta diskutojë ndonjë herë lidhur me diçka të tillë.

“Partia Socialdemokrate është i cili është këtu për të qëndruar. Koncepti i shkrirjes në subjekt tjetër, as që është diskutuar, e as që do të diskutohet”, ka thënë ish-kreu  i Grupit Parlamentar të PSD’së.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, në vendin e parë ka dalë Vetëvendosje e prirë nga Kurti, e dyta LDK’ja me Vjosa Osmanin kandidate për kryeministre, Veseli në vendin e tretë me PDK’në, ndërsa koalicioni i Haradinajt me Shpend Ahmetin është renditur në vendin e katërt.

Një rezultat të tillë nga AAK’ja thonë se e respektojnë, megjithatë thonë se si duket punët e bëra përgjatë dy viteve nuk janë vlerësuar nga sovrani.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?