Daçiq: S’ka dëshmi se vëllezërit Bytyçi janë vrarë nga shteti serb

Daçiq: S’ka dëshmi se vëllezërit Bytyçi janë vrarë nga shteti serb

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, sot në mbrëmje ka thënë se nuk ka asnjë dëshmi se kush është kryesi dhe kush urdhërdhënësi i vrasjes së tre vëllezërve Bytyçi më 1999, derisa gazetarja serbe, Liljana Smajloviq, ka vlerësuar se bëhet fjalë për “krim shtetëror”. “Ka vetëm dyshime, e në dyshime nuk bazohet asnjë rast”, ka […]

“Ka vetëm dyshime, e në dyshime nuk bazohet asnjë rast”, ka thënë Daçiqi në televizionin publik serb në emisionin “Pyetësori” ku u diskutua për vrasjen e tre vëllezërve Bytyçi, shqiptarët shtetas amerikanë luftëtarë të UÇK-së.

“Është padyshim një krim i rëndë dhe nuk e kuptoj nevojën që dikush t’i vret të tre ata në momentin që lufta në Kosovë e Metohi përfundon, kur ngadalë lirojmë nga burgjet luftëtarët e UÇK-së dhe ushtarët amerikanë që i kishim zënë robër në luftë”, tha më tej ai.

Daçiqi tha se në 20 vjetët e fundit nuk ka takim me zyrtarë amerikanë që nuk flitet për vrasjen e vëllezërve Bytyçi, duke thënë se bëhet fjalë për një problem serioz diplomatik për Serbinë.

Ai shtoi se duhet pasur parasysh se “nuk bëhet fjalë për turistë amerikanë që kanë ardhur me pushime verore në Serbi, por për luftëtarë të UÇK-së” që, sipas tij, “kanë kaluar ilegalisht kufirin e Serbisë nga Shqipëria”.

Sipas tij, FBI-ja ka ardhur në Serbi të zhvillojë hetime, ndërsa tha se rezoluta e Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhënie me Jashtë në SHBA nuk është obliguese dhe se paraqitësi i saj është lobisti shqiptar, kongresisti Eliot Engel.

Daçiqi shtoi se zgjidhja e çështjes së vëllezërve Bytyçi nuk do të ketë ndikim në zgjidhjen e problemit të Kosovës

Gazetarja Liljana Smajloviq, ish-redaktore në “Politika”, ka vlerësuar se vrasja e vëllezërve Bytyçi është “krim shtetëror, vrasje në prani të autoriteteve”.

Ajo tha se duhet gjetur dëshmi për këtë rast.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?