‘Çmendet’ Rakic: S’po kuptoj pse nuk guxoj me votu me pasaportë të Serbisë

Kryetari i Listës Serbe, njëherësh kryetar i komunës së Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, i shoqëruar me mbi 100 persona, ka votuar sot rreth orës 8:00 të mëngjesit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Republikës së Kosovës. Ai votoi me letërnjoftim të Republikës së Kosovës në qendrën e votimit “Mihajlo Petroviq – Alas” në veri të […]
Ai votoi me letërnjoftim të Republikës së Kosovës në qendrën e votimit “Mihajlo Petroviq – Alas” në veri të Mitrovicës.
Rakic, sot nuk iu lejua që të votojë me pasaportë të Serbisë.
“Duhet me kuptu që emri i secilit që është në listë duhet me votu, nuk e kuptoj pse nuk guxojë me votu me letërnjoftimin serb, kur emri i atij personi figuron në listë”, ka thënë Rakic.
Tutje, ai ka shtuar se serbët në veri po dalin masivisht në votime për një të ardhme më të mirë./gazetametro.net












