Cili është mesazhi i Bekim Jasharit pas votimit?

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka folur pasi ka votuar në Prekaz të Poshtëm. Ai ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin dhe ta shfrytëzojnë këtë të drejtë. “Ne sapo e kryem obligimin tonë qytetar, kushtetues dhe moral si qytetar i Republikës së Kosovës. Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm që […]
Ai ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin dhe ta shfrytëzojnë këtë të drejtë.
“Ne sapo e kryem obligimin tonë qytetar, kushtetues dhe moral si qytetar i Republikës së Kosovës. Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm që këtë ditë ta shfrytëzojmë që t’i votojmë ata që mendojmë që e meritojnë për të na udhëhequr në mandatin e ardhshëm që nesër, siç thonë në gjuhën e popullit mos të themi ‘kuku pse ai ose ky’. Duhet të dalim vetë dhe të vendosim me votën tonë kush do të na udhëheqë”.
“I ftoj të gjithë qytetarët pa dallim moshe, gjinie dhe ngjyrave politike që të dalin dhe ta kryejnë këtë obligim sot dhe ky proces të shkojë në mënyrë të qetë dhe në darkë ta marrim vesh se kush do ta udhëheqë vendin tonë”.












