Çartet Fisnik Ismaili: Na ka qitë Millosheviqi jashtë, s’ka p*dhnane shqiptar që na qet prapë

Çartet Fisnik Ismaili: Na ka qitë Millosheviqi jashtë, s’ka p*dhnane shqiptar që na qet prapë

Fisnik Ismaili, ish deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes dhe PSD-së, ka bërë një postim të sertë në drejtim të aktivistëve të Vetëvendosjes dhe liderit të saj, Albin Kurtit. Duke marrë shkas nga postimet e mëhershme lidhur me kërcënimin që i bëri Salih Zyba kryetarit të komunës, Shpend Ahmeti, ai shprehet me […]

Duke marrë shkas nga postimet e mëhershme lidhur me kërcënimin që i bëri Salih Zyba kryetarit të komunës, Shpend Ahmeti, ai shprehet me një gjuhë mjaft problematike por duke qenë i ashpër ndaj kundërshtarëve të tij politikë.

“Azil kam lypë në vitin 1991 në Angli, kur më pat përndjekë Millosheviqi. Jam kthye mbas 8 vjetësh me e luftue atë mut. Në 2003 jam kthye përfundimisht me jetue në Kosovë.” – shkruan z.Ismaili.

Në fakt, ai bën një krahasim mes Sllobodan Millosheviqit dhe Albin Kurtit sa i përket largimit të njerëzve nga Kosova – por duke u shprehur i bindur se ky i fundit nuk mund ta bëj atë që kishte bërë diktatori serb në vitet ’90.

“Po e them edhe një herë: I ka qitë shkau shumë njerëz të mirë prej Kosove dikur. S’ka pidhnane shqiptari që i qet njerëzit e mirë prej këtuhi prapë.” – shkruan ai në statusin e tij.

Ky është postimi i plotë në Facebook:

Azil kam lypë në vitin 1991 në Angli, kur më pat përndjekë Millosheviqi. Jam kthye mbas 8 vjetësh me e luftue atë mut. Në 2003 jam kthye përfundimisht me jetue në Kosovë.

Arsyeja kryesore pse jam nda me gruen time dy vjet më vonë, e jam larg djemve të mi sot, ka qenë se ajo s’ka mujtë kurrqysh me u adaptue me jetën këtu. Unë me çykë të zorit e kam shtye, edhe e shtyej çdo ditë me një fjali të vetme: “M’ka qitë shkau një herë prej këtuhi, s’ka pidhnane shqiptari që m’qet prapë.”

Anipse kam pasaportë të huej, e punë të sigurt me rrogë 5-fish më të madhe, nesër me u kthye në Londër, këtë fjali ia kam thanë Laurës në ditën që jemi nda, e ia kam thanë mutave të Hashim Thaçit me vjet, sa herë më janë kerrcënue.

Po e them edhe një herë: I ka qitë shkau shumë njerëz të mirë prej Kosove dikur. S’ka pidhnane shqiptari që i qet njerëzit e mirë prej këtuhi prapë.

Arbër Vokrri, banja screenshot këtij statusi, printoji dy kopje në format B2, njanin vjerre në dhomë të fjetjes, tjetrin në zyrën tande të doktorit, ku fryhesh qysh po e çon jetën tuj kujdestarue me iu ba mirë njerëzve, që me ta kujtue betimin e Hipokratit edhe jashta profesionit që e ke.

Edhe familjen e kam copëtue për këtë vend, tash llogarite që s’kam kurrgja me humbë, nëse ti, apo soji yt, i baheni pengesë kujtdo mue jetue në vendin tim si qytetar i lirë, për të cilin moment kam sakrifikue më shumë se që ju muni andërr me e pa.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?