Burri nga Prizreni e bën gruan për spital

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë në Prizren një person nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa, me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. “Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi […]
Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë në Prizren një person nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa, me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë./Periskopi/












