Britania në zgjedhje të përgjithshme: Laboristët pajtohen me kryeministrin Johnson

Partia Laboriste është e gatshme të mbështes mocionin e kryeministrit Boris Johnson për zgjedhje të parakohshme në dhjetor, ka thënë Jeremy Corbyn, kreu i kësaj partie. Johnson u raportua se do të kërkonte për herë të katërt zgjedhje të parakohshme të përgjithshme për datën 12 dhjetor, raportonte BBC, përktheu Periskopi. E gjithë kjo pas vendimit […]
Johnson u raportua se do të kërkonte për herë të katërt zgjedhje të parakohshme të përgjithshme për datën 12 dhjetor, raportonte BBC, përktheu Periskopi.
E gjithë kjo pas vendimit të BE-së për t’i zgjatur afatin për marrëveshje për Brexit Mbretërisë së Bashkuar pas kërkesës së Johnsonit, i cili kishte dalë kundër qëndrimeve të tij të mëhershme për ta bërë një gjë të tillë.
Mbështetja e Partisë Laboriste nënkupton se puna e zgjedhjeve të parakohshme është e kryer dhe se ato do të mbaheshin më 11 ose 12 dhjetor të këtij viti.
Afati i ri i fundit për Brexit është përcaktuar të jetë 31 janari.
Shumë politikanë laburistë tashmë kanë kërkuar hapjen e opsionit për një referendum të ri për Brexit. /Periskopi












