Borell paralajmëron vizitë në Prishtinë, kërkon heqjen e taksës

Josep Borell do të pasojë Federica Mogherinin në pozitën e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri. Borell gjithashtu pritet që të jetë edhe kryenegociator në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Se do të trajtojë bisedimet Prishtinë-Beograd me përparësi dhe me shumë konsideratë e ka konfirmuar sot edhe vetë Borell […]

Se do të trajtojë bisedimet Prishtinë-Beograd me përparësi dhe me shumë konsideratë e ka konfirmuar sot edhe vetë Borell gjatë një  seance në Komiteti për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Borell e ka konfirmuar se vizitën e parë si Përfaqësues i Lartë i BE’së do të bëjë në Republikën e Kosovës, dhe se do të trajtojë dialogun me shumë seriozitet, pasi që sipas tij gjendja e status-quos është e paqëndrueshme.

Ministri i Jashtëm i Spanjës ka thënë se për këtë arsye, dialogu në  mes Kosovës dhe Serbisë do të trajtohet edhe me më shumë seriozitet se në të kaluarën.

Përveç tjerash Borell ka thënë se Kosova duhet të pezullojë taksën, dhe që Serbia të kyçet në bisedime shumë më sinqerisht.

Ndryshe roli i Borell në dialog është parë me mjaft skepticizëm për faktin se ai vjen nga Katlunia, dhe është kundër kërkesës së katalunasve për pavarësi.

Për ekspertët një gjë e tillë tregon se Borell do të ketë vështirësi të jetë i paanshëm në dialog, shtuar kësaj faktin se është edhe ministër i Jashtëm i një shteti që vazhdon të mos e njoh pavarësinë e Kosovës.

Një institut gjerman madje kishte sygjeruar që Borell njejtë si SHBA’ja, duhet të emërojë një emisar special për dialogun.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?