Belgut i vidhet biçikleta në Bruksel, e gjen atë në Fier me ndihmën e MPB-së shqiptare

Belgut i vidhet biçikleta në Bruksel, e gjen atë në Fier me ndihmën e MPB-së shqiptare

Një banor i Brukselit, përpjekjet e të cilit për të gjetur biçikletën e tij të vjedhur nuk rezultuan të suksesshme në Belgjikë, ia ka dalë që ta lokalizojë atë jashtë vendit duke iu falënderuar një aplikacioni mobil, një forumi online dhe zyrtarëve të qeverisë shqiptare. Denis Hacquin, biçikleta elektrike e të cilit iu vodh derisa […]

Denis Hacquin, biçikleta elektrike e të cilit iu vodh derisa e njëjta “ishte brenda dhe e bllokuar” në Ixelles rreth një muaj më parë, e gjeti atë rreth 2,000 kilometra larg, në qytetin shqiptar të Fierit.

Ai ka thënë se ishte afër të hiqte dorë nga gjetja e saj pasi gjërat po shkonin ngadalë pas ankesës së tij në polici. Mirëpo Hacquin tha se ia kishte dalë që ta lokalizonte atë përmes aplikacionit mobil “Find My Bike”.

“Kisha humbur shpresat por vetëm deri në momentin kur aplikacioni ‘Find My Bike’ papritmas sinjalizoi se biçikleta ime ishte në Budapest, dhe, jo shumë më vonë, në qytetin shqiptar të Fierit”, ka thënë ai për portalin belg, “Bruzz”, transmeton Koha.net.

I frustruar se policisë i ishin dashur dy javë që ta kontaktojnë atë pas raportimeve të tij për gjetjen e biçikletës, Hacquini i është ankuar direkt shqiptarëve, duke postuar në forumin online “Reddit”, nga ku thotë ai se gjërat nisën të lëviznin.

Ai pranoi gati 100 përgjigje nga anëtarët e forumit që shprehnin gatishmërinë për ta ndihmuar që të gjente biçikletën e tij, përfshirë edhe një përgjigje nga një përdorues që i kishte rekomanduar atij të kontaktonte Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë, gjë të cilën ai edhe e kishte bërë.

“Ua dërgova emailin, dhe një ditë më pas e kishin gjetur biçikletën time”, tha ai për “Bruzz”.

@ediramaal Hi, I'm trying to get help or get in touch with authorities to recover a valuable e-bike that was stolen from me in Belgium and just got located with precision in Fier, Albania. Any help or guidance would be immensely appreciated.

— DenAda (@denada_dev) October 14, 2019

Në një postim të ri për anëtarët e forumit, Hacquin tha se biçikleta e tij ishte lokalizuar nga autoritetet e Fierit, duke iu falënderuar ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, dhe shtoi se po punonte që ta kthente biçikletën e tij në Belgjikë.

“Biçikleta u gjet nga autoritetet në Fier duke iu falënderuar veçorisë ‘Gjej biçikletën time’ në aplikacionin ‘Cowboy’ dhe pas ndihmës së madhe nga zëvendësministrja e Brendshme e Shqipërisë, Romina Kuko, që ka qenë shumë ndihmuese dhe e përgjegjshme”, shkroi Hacquini në Reddit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?