Bekë Berisha: Unë jam më i mirë se Albin Kurti – Nuk na e heqë tutën për Specialen

Bekë Berisha nga AAK ka thënë se Albin Kurti s’do të mund ta zhbëjë Specialen, siç ka premtuar gjatë fushatës zgjedhore, transmeton Periskopi. Berisha thotë se nuk i beson Kurtit. ‘’Kurrëgjë s’ka me u bo, kjo është vec deklaratë e llojit të Kurtit. Kurrëgjo ska me u zgjedh. Duhet me ukalu, është sfiduese për neve, […]
Berisha thotë se nuk i beson Kurtit.
‘’Kurrëgjë s’ka me u bo, kjo është vec deklaratë e llojit të Kurtit. Kurrëgjo ska me u zgjedh. Duhet me ukalu, është sfiduese për neve, e keqe. Edhe kjo ma e kry efektin e vetë. S’është kah tutet kërkush prej Speciales, se njerëzit po shkojnë atje, se ne kemi bërë një luftë dhe s’jemi pse me u frikësu që me na e hek tutën Kurti dhe ska me mujt me bë kurrëgjë Kurti.’’
‘’Nuk kam pse me i besu Kurtit. Le të bije me këmbë në tokë dhe të mos merret me përralla. Është teorik. Presidente ka qenë dhe Jahjaga, u bë qaty. Edhe Kurti bëhet kryeministër’’.
Unë jam më i pakorruptuar dhe më i mirë se Albin Kurti./PERISKOPI/












