Baton Haxhiu: Albin Kurti thoshte dikur se s’ka respekt për Isa Mustafën, sot e quan profesor

Gazetari Baton Haxhiu në emisionin ‘Open’ të Tch, duke replikuar me gazetarin Andi Bushati, ia ka kujtuar deklaratat e Albin Kurtit ndaj Isa Mustafës. Kjo pasi Bushati, deklaroi më parë se ‘Edi Rama ka ndërtuar pushtetin me ata për të cilët kishte hedhur akuza të rënda’ sic është LSI-ja. Këtu gazetari Haxhiu ka ndërhyrë duke […]
Kjo pasi Bushati, deklaroi më parë se ‘Edi Rama ka ndërtuar pushtetin me ata për të cilët kishte hedhur akuza të rënda’ sic është LSI-ja.
Këtu gazetari Haxhiu ka ndërhyrë duke thënë se edhe VV ka pasur akuza të rënda në të kaluarën për LDK’në.
‘Mos të harrojmë se edhe Albin Kurti ka pasur një fjalor tepër të rëndë ndaj kryetarit të LDK’së Isa Mustafa të cilin tash e quan profesor. Mirëpo dikur ai deklaronte se nuk ka kurfarë mendimi për zotin Mustafa sepse nuk ka respekt për të’./Periskopi/












