Bashkëshorti i Vjosa Osmanit e akuzon VV-në, e quan parti bolshevike

Prindon Sadriu, bashkëshorti i Kandidates së LDK-së për Kryeministre, Vjosa Osmani, ka shpërthyer në akuza të rënda ndaj partisë së Albin Kurtit për sulmet dhe fushatën agresive që sipas tij njerëz të Vetëvendosjes e bënë kundër Vjosës. Nëpërmjet një statusi në faqen e tij në Facebook, bashkëshorti i Vjosa Osmanit thotë se VV është bolshevike […]
Nëpërmjet një statusi në faqen e tij në Facebook, bashkëshorti i Vjosa Osmanit thotë se VV është bolshevike e cila vazhdimisht ka fabrikuar lajme kundër Vjosës.
Reagimi i plotë i Prindon Sadriut
Sulme, shpifje, sajime, gënjeshtra, fabrikime e idiotizma. Nuk u la gjë pa u përdorur kundër Vjosës, mua dhe familjes sonë nga dy anët e bolshevikëve. Bolshevikët në publik atakonin njëri tjetrin, ndërsa natën skutave fabrikonin lajme të rreme, shpifje. Gjithat kundër Vjosës. Kundër saj, sepse pikërisht te ajo shihnin rrezikun nga humbja e thellë. Prandaj edhe u bënë bashkë. Nuk heshtën as gjatë heshtjes zgjedhore, të shtunën e të dielën. Për heshtje nuk brengosej as një pseudoportal i financuar nga Agim Bahtiri i cili nuk la genjeshtër pa fabrikuar ditën e zgjedhjeve dhe një ditë para saj, duke thyer cdo normë të demokracisë e kodit elektoral. U fabrikuan video montazhe, foto montazhe e cka jo tjetër. Temë negative nëpër medie u bë edhe fakti se unë nuk kisha votuar në të njejtin vend votim sikur Vjosa. Kjo u bë pikërisht ditën e votimit. Deri aty shkonin metodat stasiane të sulmeve të oponentëve. Prandaj, kush do që i interpreton këto zgjedhje si garë fer, është larg të kuptuarit të nocionit dhe sistemit të demokracisë. Këso ‘fitore’ nuk i bejnë nderë asnjë partie. Fushata e ulët dhe denigruese e mbushur me fabrikime dhe gënjeshtra është shqetësuese për cilëndo parti që synon pushtetin. Kosovës i duhet shembull i vlerave më të larta të demokracisë dhe i mirësjelljes, jo shembull i ardhjes në pushtet pa zgjedhur mjete e duke shkelur mbi të tjerët, duke njollosur të tjerët. Bolshevizmi është sëmundje! Unë BESOJ në një Kosovë ndryshe nga kjo që kemi. Në një Kosovë ndryshe, por pa bolshevikët!













