Avdullahu: VV dhe LDK po e zvarrisin me qëllim formimin e Qeverisë, po i frikësohen ShBA-ve

Avdullahu: VV dhe LDK po e zvarrisin me qëllim formimin e Qeverisë, po i frikësohen ShBA-ve

Dy partitë politike, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje po vlerësohen se qëllimshëm po e zvarrisin procesin e formimit të Qeverisë anipse ende nuk janë certifikuar rezultatet nga KQZ-ja. Politilogu Faton Abdullahu në një prononcim për Ekonomia Online thotë se gjithë këtë prolongim të këtij procesi ata e lidhin me zgjedhjet e brendshme […]

Dy partitë politike, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje po vlerësohen se qëllimshëm po e zvarrisin procesin e formimit të Qeverisë anipse ende nuk janë certifikuar rezultatet nga KQZ-ja.

Politilogu Faton Abdullahu në një prononcim për Ekonomia Online thotë se gjithë këtë prolongim të këtij procesi ata e lidhin me zgjedhjet e brendshme në SHBA duke menduar se Adiministrata e Trumpit do të ketë fokusim tjetër dhe do ta harrojë Kosovën.

Abdullahu thotë se kjo është e padrejtë para qytetarëve të Kosovës dhe faktorit ndërkombëtar.

“Në asnjë mënyrë nuk dua të aludojë, nuk kam fakte për ta dëshmuar, por ka indicie për të ardhë në konstatim se VV-ja dhe LDK-ja sikur qëllimshëm e prolongojnë gjithë procesin ngase duan që t’i bishtnojnë trysnisë për ta bërë dialogun ngase si duket nuk e kanë të qartë çfarë po i pret në dialog. Duke se qëllimshëm po e prolongojnë gjithë këtë proces për të menduar se në të ardhmen e afërt Administrata e Trumpit do të përqendrohet në zgjedhjet e brendshme në SHBA dhe do ta harrojë Kosovën dhe në këtë harresë do të krijohet Qeveria e Kosovës, VV-ja dhe LDK-ja do të bëjnë qeverinë”.

“Unë konsideroj se kjo nuk është e drejtë para partnerëve ndërkombëtar sidomos SHBA-së, nuk është e drejtë para qytetarëve të Kosovës, procesi duhet të shtyhet shumë më shpejt. Jam i vetëdijshëm që ata e kanë gjetur justifikimin përderisa nuk certifikohen zgjedhjet nuk kemi çfarë të bëjmë, kanë shumë çfarë të bëjnë, mund të vijnë dhe të jenë shumë më të sinqertë, të tregojnë para qytetarëve se si janë duke u ndarë ministritë, çfarë janë pajtimet ngase ka mospajtime të mëdha të natyrës si psh: dialogut, kohës së zhvillimit të këtij procesi, raportit me komunitetin serb në Kosovë, ndryshe mendon VV-ja dhe ndryshe LDK-ja”, tha ai për EO.

Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, Abdullahu thotë se LDK-ja vazhdon të mos jetë e qartë sa i përket kësaj teme ndërsa VV-ja e mban atë qëndrim që e ka pasur se nuk nguten me dialogun.

Ai thotë se këto qëndrime janë totalisht në kundërshtim me SHBA-në.

“Ajo që konsideroj që është shumë e rëndësishme është se faktori ndërkombëtar, partnerët tanë ndërkombëtar, SHBA-ja, Shtetet e Kuintit dhe jo vetëm ato, kanë kërkuar që çdo gjë të përshpejtohet dhe të fillojë dialogu menjëherë, por në një takim me z.Kosnett, lideri i VV-së,z.Kurti ka thënë se nuk janë për ta nxituar këtë proces, pra për procesin e dialogut me Serbinë. Ky është dallim i madh dhe përmbajtjesor në këtë rrugëtim ndërmjet Vetëvendosjes dhe SHBA-së”.

“Nëse vazhdohet kështu dhe nëse ka drojë nga këto dy subjekte politike, nga të papriturat që mund t’i sjellë dialogu, nëse këto dëshirojnë që t’i bishtnojnë dialogut të menjëhershëm me Serbinë atëherë mund të thuhet se sidomos në këtë qasje mund të jetë më shumë hezituese LDK-ja e cila vazhdon të mos jetë e qartë sa i përket dialogut dhe shumë proceseve tjera ndërkohë që VV-ja e mban atë qëndrim që e ka pasë që nuk i nguten sa i përket dialogut që është totalisht në kundërshtim me SHBA-në të cilët thonë se në dialog duhet menjëherë që nënkupton në advans përpjekje e vazhdueshme, e pandalshme për ta bërë Qeverinë sa më shpejt. Kjo do të ishte brengosëse deri në alarmante nëse ato nuk gjejnë gjuhë të përbashkët për të ndarë ministritë”.

Abduallahu thotë se LDK-ja  dhe VV-ja  janë dy parti politike që kanë dallime të mëdha përmbajtjesore njëra-tjetrën, dallime nga më të ndryshme dhe vështruar nga kjo perspektivë sipas tij do të ketë vështirësi edhe në të ardhmen e afërt që ato të koordinohen për shumë çështje.

“LDK-ja duke qenë inerte nuk bënë asgjë që ta përshpejtojë këtë proces duket se ka ra nën hijen dhe tempon e Vetëvendosjes dhe vazhdojnë të takohen jo çdo ditë, por çdo të tretën ditë. Nuk ka kurrfarë justifikimi që të mos takohen grupet punuese çdo ditë ngase qytetarët po presin dhe janë shumë procese të ndryshme në pritje, prandaj është përgjegjësi para faktorit ndërkombëtarë dhe qytetarëve të Kosovës që të vazhdohet dialogu, të hiqet taksa dhe të suspendohet dhe të fillojë dialogu ngase këtë e presin të gjithë dhe nuk mund t’i bishtnohet këtij procesi”, tha ai për EO.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?