‘Astrit Dehari kthesë për historinë e drejtësisë në Kosovë’

‘Astrit Dehari kthesë për historinë e drejtësisë në Kosovë’

Sonte është mbajtur një aktivitet simbolik në përkujtim të ish-anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari, organizuar nga grupi organizativ i marshit “Unë jam Astriti!” Ky aktivitet simbolik është mbajtur aty ku është ngritur edhe murali përkujtimor për Deharin, me ç’rast  është shprehur solidariteti dhe dhimbja me familjen Dehari, teksa për kujtim ndaj Astritit pjesëmarrësit mbuluan […]

Ky aktivitet simbolik është mbajtur aty ku është ngritur edhe murali përkujtimor për Deharin, me ç’rast  është shprehur solidariteti dhe dhimbja me familjen Dehari, teksa për kujtim ndaj Astritit pjesëmarrësit mbuluan rrugëkalimin me qirinj, lule dhe kartolina me mesazhe për familjen e tij.

Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, familjarë të aktivistit të ndjerë Astrit Dehari dhe qytetarë.

Jeta Berisha, pjesë e grupit koordinues të aktiviteteve “Unë jam Astriti”, ka thënë se Astrit Dehari kthesë për historinë e drejtësisë në Kosovë, teksa paralajmëroi kërkesat që do të parashtrohen në marshin e radhës që do të mbahet më 5 nëntor.

“Mbrëmja e sotme le të jetë aktiviteti ynë i parë me karakter solidar për t’ua bërë me dije institucioneve revoltën dhe zemërimin tonë për mos zbardhjen e rastit të Astrit Deharit për tri vjet. Publikimi i të gjeturave të raportit të ekspertëve të Institutit për mjekësi ligjore nga Zvicra, i ka vënë të drejtën kërkesës së familjes Dehari për hetim të ri mbi shkaqet e vdekjes së dhunshme të Astrit Deharit. Raporti shprehimisht rrëzon hipotezën për vetëvrasje nga prokurori i rastit dhe bën thirrje për hetim të ri duke përfshirë hetimin e mundësisë së përfshirjes së personave të tjerë për vrasjen e tij. Dua të njoftoj se më 5 nëntor, ditë e martë, në ora 12.00, në sheshin “Skënderbe” do të mblidhemi për të marshuar rrugëve të kryeqytetit duke kërkuar drejtësi për Astrit Deharin mbi këto kërkesa: caktimi i grupit të ri hetimore kredibil, si dhe bartja e rastit nga Prokuroria Themelore e Prizrenit në Prokurorinë Speciale të Kosovës, shkarkimi dhe hetimi i të gjithë personave përgjegjës në gjithë zinxhirin institucional nga qeveria, policia, drejtoria e burgjeve, prokuroria dhe departamenti i mjekësisë ligjore, sid he fillimi i menjëhershëm i një hetimi të ri kredibil, transparent, të pavarur dhe profesional mbi shkaqet e vdekjes së Astrit Deharit, s dhe hetimin e rrethanave të vdekjes të dëshmitarit kryesor të rastit, shokut të tij të dhomës në qendrën e paraburgimit në Prizren, Naser Makollit”, tha ajo.

Me një fjalë të pranishmëve iu është drejtuar edhe babai i Astrit Deharit, Avni Dehari. Ai me këtë rast kërkoi nxjerrjen para drejtësisë të të gjithë atyre që ishin pjesë, siç u shpreh ai, vrasjes së Astrit Deharit.

“Që nga 5 nëntorit 2016 deri pak ditë më pak, organet shtetërore, përfaqësuesit e drejtësisë, pushtetarët e papërgjegjshëm dhe kriminel vazhdimisht kanë bërë përpjekje të na mbushin mendjen neve si familje se Astrti është vetëvrarë në burgun e Prizrenit. Me ardhjen e raportit, se konstatimi se Astrit Dehari është vrarë, ka marrë fund. Me këtë janë shtrënguar ta pranojnë që deri dje e kishin gojën plot për vetëvrasje. Me këtë raport faza e parë e betejës për rastin e Astrit Deharit ka ngadhënjyer dhe është përmbyllur. Tash hapet faza a e dytë e betejës për të nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata që direkt ose tërthortë kanë marrë pjesë në vrasjen e birit tonë”, u shpreh ai.

Ndryshe, Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, ka ardhur në përfundim në raportin prej 58 faqesh, se gjasat janë të vogla që Dehari ta ketë vrarë veten në burg.

Aty gjithashtu thuhet se analizat e ADN-së që janë kryer në laboratorin e Institutit zviceran, kanë nxjerrë një profil të ADN-së së të ndjerit, ani pse nga ekspertët kosovarë është thënë se mostra përmban pak ose krejt pak ADN.

“Ne kemi dyshime që lidhen me rrethanat e vdekjes së z. Astrit Dehari. Në fakt, hipoteza e një vetëvrasjeje e Astrit Deharit përmes mjeteve të caktuara nga mjekët ligjorë, duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë në procesin fatal duhet të kihet parasysh. Nga ajo çfarë u tha, ne vlerësojmë se një hetim i ri është i nevojshëm për t’i qartësuar rrethanat e vdekjes së z. Astrit DEHARI. Ekipet tona dhe laboratorët tanë janë në dispozicion të hetuesve të ngarkuar me çështjen”, thuhet ndër të tjera në raport.

Avokati i familjes, Tomë Gashi, ka thënë se Astrit Dehari është vrarë pasi ka qenë anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, teksa Prokuroria Themelore në Prizren ka paralajmëruar se do t’i vazhdojë hetimet lidhur me rastin.

Astrit Dehari u arrestua fillimisht si i dyshuar për sulm mbi Kuvendin e Kosovës bashkë me disa anëtarë tjerë të Lëvizjes Vetëvendosjes.  Ai vdiq derisa ishte në paraburgim në Burgun e Prizrenit. Rasti i anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje është kthyer në rigjykim, por ende nuk është caktuar data./

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?