Asambleisti i PDK-së në Prizren thotë se do ta padisë Haskukën

Asambleisti i Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Getoar Besimi, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka. Besimi nëpërmjet telefonit i tha Klan Kosovës se ai nuk është agresori por viktima. “Ju njoftoj se sot jam sulmuar fizikisht nga Zyrtari i Prokurimit të Komunës së Prizrenit z. Nezir Rexhepi, kundër të […]

Besimi nëpërmjet telefonit i tha Klan Kosovës se ai nuk është agresori por viktima.

“Ju njoftoj se sot jam sulmuar fizikisht nga Zyrtari i Prokurimit të Komunës së Prizrenit z. Nezir Rexhepi, kundër të cilit ditë më parë është paraqitur një Kallëzim Penal për Keqpërdorim të Detyrës Zyrtare nga familjarët e mi. Në këtë rast kam pësuar lëndime të lehta trupore dhe rastin e kam paraqitur në Polici, e që shpresojë se drejtësia ta thotë fjalën e vet shpejtë ” tha Besimi.

Kuvendari i Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren shtoi se ndihet keq nga deklarata e kryetarit Haskuka lidhur me rastin.

“Është për keqardhje se si Kryetari i Komunës pa pasur asnjë raport zyrtar, jep konstatime të pavërteta se gjoja unë kam sulmuar zyrtarin e prokurimit për çështje që lidhen me tenderët e kësaj komune. Unë personalisht dhe familja ime, jemi të përkushtuar që keqpërdorimeve me tender në Komunën e Prizrenit t’i japim përgjigje të merituar ligjore”- theksoi Besimi

Ai paralajmëroi se kundër kryetarit Mytaher Haskuka do të iniciojë padi civile.

Ky është postimi i kryetarit të Prizrenit Mytaher Haskuka, lidhur me këtë ngjarje.

https://www.facebook.com/mhaskukaa/posts/783631105441735

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?