Analisti Maliqi thotë se duhet ta ruajmë demokracinë nga tendencat autoritare të Albin Kurtit

Analisti i njohur kosovar, Agon Maliqi, ka bërë një reagim në Facebook pas rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme të sotme. Ai ka përshëndetur procesin zgjedhor dhe pranimin e humbjes nga partitë në pushtet. Por më tej ai shtoi se “kjo lloj demokracie duhet të ruhet si sytë e ballit dhe nuk duhet ta marrim për […]
Ai ka përshëndetur procesin zgjedhor dhe pranimin e humbjes nga partitë në pushtet.
Por më tej ai shtoi se “kjo lloj demokracie duhet të ruhet si sytë e ballit dhe nuk duhet ta marrim për të mirëqenë”.
Maliqi deklaron se “demokracinë gjatë viteve në vijim duhet ta ruajmë edhe prej tendencave autoritare të këtyre që tash po vinë” – duke iu referuar Albin Kurtit, shkruan Periskopi.
Megjithatë, ai i uron suksese në punë kryeministrit të ri, duke e menduar në këtë pozitë z.Kurti.
Ky është statusi i plotë në Facebook:
Secili kishte hapësirë në media. Askush nuk e vuri në dyshim procesin zgjedhor dhe nuk e kontestoi rezultatin. Opozita fitoi dhe partitë në pushtet e pranuan humbjen brenda natës. Këto gjëra me gjasë na kanë bërë demokracinë më të konsoliduar në rajon. Këtë lloj demokracie duhet ta ruajmë si sytë e ballit dhe nuk duhet ta marrim për të mirëqenë, sepse kjo demokraci e mundësoi ndryshimin dhe ka për t’i mundësuar ndryshimet dhe përmirësimet e ardhshme. E kemi ruajtur prej zhvatëseve dhe kapësve që po shkojnë dhe, tash ndoshta pjesa më e vështirë, gjatë viteve në vijim duhet ta ruajmë edhe prej tendencave autoritare të këtyre që po vinë. Tash për tash s’ka vend për paragjykime dhe veç mundemi e duhemi me i dëshiru kryeministrit në ardhje suksese në punë! /Periskopi












