Analisti Maliqi: Albin Kurti duhet të bashkëpunojë me PDK-në

Analisti i njohur kosovar, Agon Maliqi, ka bërë një postim në Facebook në lidhje me zhvillimet e fundit politike pas përfundimit të numërimit të të gjitha votave të rregullta. Ai ka thënë që anashkalimi i Kurtit në krijimin e qeverisë “ka për të qenë jo vetëm i gabuar, por edhe kundërproduktiv dhe fatal politikisht për […]
Ai ka thënë që anashkalimi i Kurtit në krijimin e qeverisë “ka për të qenë jo vetëm i gabuar, por edhe kundërproduktiv dhe fatal politikisht për ata që mund ta synojnë.”
Më tej, Maliqi deklaroi se ishin bërë gabime gjatë bllokadës së VLAN-it, e edhe në kohën e PAN-it.
Ai e ka cilësuar të padrejtë parimin e mohimit të së drejtës për t’i prirë qeverisë për partinë më të madhe në vend, shkruan Periskopi.
Analisti ka thënë që shpreson për një qasje më pragmatike nga Kurti dhe se i cili shpreson që do të bashkëpunojë me të gjitha partitë e vendit, duke mos anashkaluar as PDK-në, por as partnerët tanë strategjikë.
Ky është statusi i plotë i tij në Facebook:
Çfarëdo përpjekje për ta anashkaluar Albin Kurtin në krijimin e qeverisë përmes fitoreve në tavolinë ka për të qenë jo vetëm e gabuar, por edhe kundërproduktive dhe fatale politikisht për ata që mund ta synojnë. Në fakt, edhe në kohën e bllokadës së VLAN-it, edhe në kohën e PAN-it, apo edhe të qeverive të para (2001-2004, 2004-2007) ka qenë perversion i demokracisë shantazhi dhe parimi se partisë më të madhe mund t’i mohohet e drejta për t’i prirë qeverisë. Në këto rrethana edhe Kurti ka përgjegjësi për të mos i përseritur gabimet e paraardhësve, sidomos sa i përket ndërtimit të konsensusit për dialogun edhe përtej shumicës së ardshme qeveritare, sepse fundja e përfaqëson vetëm çerekun e votuesve. Shpresoj se këtu tregohet më pragmatik se baza e vet elektorale dhe tregohet i hapur për bashkëpunim me të gjithë brenda vendit, por edhe me partnerët strategjik. E ka kapitalin politik për këtë punë dhe momentet si këto e veçojnë populistin prej shtetarit.












