Analistët: U votua për ndryshime, koalicioni VV-LDK duhet të ndodhë

Analistët: U votua për ndryshime, koalicioni VV-LDK duhet të ndodhë

Rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit, ku Lëvizja Vetëvendosje renditet e para, po shihet si vendim i qytetarëve për ndryshime rrënjësore në qeverisje. Analistët thotë se për të parën herë dy parti politike, konkretisht Vetëvendosja dhe LDK, mund ta formojnë bërë qeverinë, pasi mund të kenë 61 deri në 63 deputetë, por që në marrëveshjen […]

Analistët thotë se për të parën herë dy parti politike, konkretisht Vetëvendosja dhe LDK, mund ta formojnë bërë qeverinë, pasi mund të kenë 61 deri në 63 deputetë, por që në marrëveshjen e tyre së paku duhet të përfshihet edhe një subjekt i tretë.

Profesori universitar, Behlul Beqaj për KosovaPress, thotë se zgjedhjet e djeshme kanë dëshmuar se po fillon një lindje potenciale e ndryshimeve politike.

Teksa thekson se koalicioni mes VV dhe LDK do të duhej me ndodhë, por sipas tij, në marrëveshjen e tyre së paku duhet të përfshihet edhe një subjekt i tretë.

“Realisht qytetarët kanë filluar të reflektojnë. Gradualisht po fillon perëndimi i qeverisjes së një mënyre dhe shkolle politike. Në anën tjetër, po fillon lindja potenciale e ndryshimeve të politikbërësve që ndoshta do të mësojnë nga gjitha këto pasoja që i ka bërë politika e deritashme…koalicioni mes VV dhe LDK do të duhej me ndodhë, kjo nuk do të thotë se do të ketë këtë epilog definitiv… por gjithsesi besoj që realisht mund të pritët që këto dy parti të arrijnë marrëveshjen. Marrëveshja do të nënkupton së paku përfshirjen e një subjekti të tretë që nënkupton në thonjëza përfshirja e një komandanti”, thotë ai.

Se ka ndodhur ndryshimi i madh, e thotë dhe analisti politik, Ramush Tahiri, derisa dha detaje se si duhet të jenë kombinimet politike, në rastin e koalicionit VV-LDK.

“Populli ka votuar për ndryshime. Populli partitë që kanë qenë në qeveri i kanë qitë në opozitë të gjitha, nëse nuk kalon edhe Limaj me Nismën. Karakteristik është që për të parën herë dy parti politike munden me bërë qeverinë. Vetëvendosja dhe LDK i kanë 61-63 deputetë të këtyre votave që ndahen dhe teprojnë mes partive fituese. Zgjidhja kushtetuese është që këto dy parti të bashkëpunojnë. Parimi politik është që partia që ka fituar zgjedhjet e ka kryeministrin dhe kryetarin e Parlamentit, sepse kryeparlamentarin e ka si normë Kushtetuese. Ndërsa Qeverinë, Albin Kurti ka thënë se do të udhëheq partina që del fituese dhe lideri që është dhe lider i partisë se i tillë është i të merr vendime. Unë shpresoj që Vjosa Osmani të jetë zëvendëskryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme”, thotë analisti Tahiri.

Ndërkaq, analisti tjetër politik, Artan Murati tha se rezultatet e zgjedhjeve tregojnë më së miri për vullnetin e qytetarëve, teksa tha se Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja e kanë rrugën e hapur për koalicionin paszgjedhor për të formuar qeverinë e re në Kosovë.

“Kjo tregon më së miri vullnetin qytetarë se si dëshirojnë të shohin Kosovën apo kënd dëshirojnë të shohin në bashkëqeverisje në të ardhmen. Disponimi paraprak i dy subjekteve politike ka qenë që cilado që i fiton zgjedhjet do të ftoj tjetrën të hyjë në koalicion. Nëse nuk ka ndonjë ndryshim në momentet e fundit dhe ndonjë hatër mbetje eventuale, po besoj që dy subjektet politike kanë diskutuar edhe më herët. Në bazë të kësaj mund të ketë rrugën e shtruar për një bashkëpunim potencial për të krijuar Qeverinë e re”, thotë Murati.

Analisti politik Shkelzen Maliqi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje duhet ta ndaj pushtetin me forcën e dytë, nëse e gjejnë formulën e pajtimit të programeve, të mënyrës së qeverisjes dhe të riparimit të raporteve seriozisht të dëmtuara me ShBA-të dhe BE-në, por nëse kjo gjë shpërfillet do të mund të kemi sërish probleme.

Në bazë të dhënave të KQZ-së dhe numërimit të 98 përqind të votave, Lëvizja Vetëvendosje po prinë me 200 mijë e 754 vota, apo 25,55 përqind. E pasur nga LDK-ja me 195 mijë e 296 vota, kthyer e në përqindje 24,86 përqind.

E treta renditet me 21 përqind PDK-ja, kurse e katërta AAK me 11,53 përqind. Në bazë të këtyre të dhënave, koalicioni Nisma-AKR-PD, nuk është duke kaluar pragun, pasi kanë vetëm 4,89 përqind të votave.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?