Ambasadori britanik: Zgjedhjet ishin të mira, Kosova votoi për ndryshim

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka bërë një postim në Facebook pas daljes së rezultateve preliminare të zgjedhjeve në të cilat shihet një fitore e qartë e dy partive opozitare. Ambasadori Abbott ka vlerësuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor duke shtuar se “demokracia në Kosovë është duke u rritur”. Ai u shpreh i brengosur në […]
Ambasadori Abbott ka vlerësuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor duke shtuar se “demokracia në Kosovë është duke u rritur”.
Ai u shpreh i brengosur në lidhje me kërcënimet gjatë fushatës në pjesë të ndryshme të Kosovës që ishin të banuara me komunitetin serb.
“Rezultatet janë të qarta. Kosova ka votuar për ndryshim, dhe tash pret formimin e një qeverie të re dhe stabile, që do të mund të merret me çështjet e rëndësishme me të cilat është duke u ballafaquar vendi. Unë mezi pres bashkëpunimin me qeverinë e re.” – mbaron deklaratën e tij Abbott.
Ky është reagimi i tij i plotë në Facebook:
Kosova ka mbajtur të dielen zgjedhje parlamentare të qeta dhe të organizuara mirë. Kjo tregon se demokracia në Kosovë është duke u rritur.
Une përgëzoj dedikimin dhe profesionalizmin e Këshillit Qëndror të Zgjedhjeve, të cilin e kanë vërejtur edhe vëzhguesit e Ambasadës Britanike kudo në vend. Ishte shumë mirë të shihje rezultatet paraprake të publikoheshin me aq shpejtësi në ueb faqen e KQZ-së, që bëri procesin të jetë edhe më transparent.
E mirëpres deklaratën e sotme të Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian, dhe ndaj mendimin se zgjedhjet kanë qenë të administruara mirë. Por jam i brengosur me kërcënimet gjatë fushatës në disa pjesë të Kosovës të banuara me popullatë serbe.
Rezultatet janë të qarta. Kosova ka votuar për ndryshim, dhe tash pret formimin e një qeverie të re dhe stabile, që do të mund të merret me çështjet e rëndësishme me të cilat është duke u ballafaquar vendi. Unë mezi pres bashkëpunimin me qeverinë e re.












