Ambasadat izraelite mbyllen në krejt botën: Ankohen për rroga të ulëta

Ambasadat izraelite mbyllen në krejt botën: Ankohen për rroga të ulëta

Të gjitha ambasadat dhe konsullatat izraelite në mbarë botën janë mbyllur që nga sot në mëngjes pasi diplomatët dhe atasheu ushtarak janë në grevë për një mosmarrëveshje të gjatë me Thesarin për kostot e paguara për të dërguarit diplomatikë. Masa, e koordinuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Mbrojtjes dhe Federata e Punës […]

Të gjitha ambasadat dhe konsullatat izraelite në mbarë botën janë mbyllur që nga sot në mëngjes pasi diplomatët dhe atasheu ushtarak janë në grevë për një mosmarrëveshje të gjatë me Thesarin për kostot e paguara për të dërguarit diplomatikë.

Masa, e koordinuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Mbrojtjes dhe Federata e Punës Histadrut, erdhi pasi Thesari raportohet se tërhoqi  marrëveshjet e mëparshme dhe tha se do të detyrojë të dërguarit diplomatikë të kthejnë mijëra dollarë që u ishin dhënë për shpenzime, raporton ‘Times of Israel’.

Mbyllja e ambasadave dhe konsullatave hyri në fuqi në 01.00 të mëngjesit në kohën e Izraelit.

Vendimi i Ministrisë së Financave të Izraelit për të shkelur marrëveshjet e dakorduara dhe të firmosura nga drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave më 21 korrik 2019 dhe për të aplikuar një procedurë të njëanshme që ndryshon protokollin që ka qenë në fuqi për disa dekada, na ka detyruar të mbyllim ambasadën, sipas njoftimeve për shtyp të publikuara në ueb faqet e shumë misioneve.

Shërbimet konsullore nuk do të ofrohen dhe askush nuk do të lejohet të hyjë në ambasadë ose konsullatë, thuhet në deklaratë.

Mosmarrëveshja u ngrit për koston e diplomatëve izraelitë dhe të dërguarve të ministrisë së Mbrojtjes të stacionuar jashtë vendit, të cilat duhet të mbulojnë një gamë të gjerë të kostove, nga pritja e ngjarjeve në rezidencën e ambasadorit deri te shpenzimet e transportit.

Ministria e Financave është duke u përpjekur të ndryshojë mënyrën e kompensimit të kostove, gjë që do të prekte ndjeshëm diplomatët dhe atashetë, të cilët prej kohësh janë ankuar për paga të ulëta.

Ministria gjithashtu dëshiron të imponojë një sistem të ri në mënyrë retroaktive, që do të thotë se të dërguarit diplomatikë duhet të kthejnë mijëra dollarë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?