Albulena Haxhiu reagon pas kërkesës së LDK, PDK dhe NISMA për rinumërim të votave

Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu ka reaguar në lidhje me rinumërimin e votave të kërkuar nga PDK, LDK dhe NISMA. Postimi i plotë: Që nga mëngjesi, kam pasur shumë mesazhe dhe telefonata nga qytetarë, miq e familjarë. Janë të shqetësuar lidhur me ndonjë tendencë për manipulim votash pas kërkesës për […]
Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu ka reaguar në lidhje me rinumërimin e votave të kërkuar nga PDK, LDK dhe NISMA.
Postimi i plotë:
Që nga mëngjesi, kam pasur shumë mesazhe dhe telefonata nga qytetarë, miq e familjarë. Janë të shqetësuar lidhur me ndonjë tendencë për manipulim votash pas kërkesës për rinumrim.
Qëndroni të qetë, mos u shqetësoni. Ne kemi personat përgjegjës që janë gardianët e vullnetit të qytetarëve. Padyshim subjekt që nuk kanë marrë mbështetjen nga qytetarët tentojnë të gjejnë shpëtim nga rinumrimi.
Qytetarët kanë folur me 6 tetor.
Vullneti i tyre do të jetësohet.












