Albin Kurti paralajmëron skanim të të gjitha marrëveshjeve të arritura me Serbinë

Albin Kurti paralajmëron skanim të të gjitha marrëveshjeve të arritura me Serbinë

Tridhjetë e tri marrëveshje të arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet të rishikohen. Një gjë të tillë e kanë kërkuar Lëvizja Vetëvendosje, e cila pritet që të udhëheq me ekzekutivin Kreu i kësaj partie, Albin Kurti, ka thënë se fillimisht do të shohin se cilat marrëveshje janë zbatuar dhe çfarë ka ndikuar në jetën e […]

Kreu i kësaj partie, Albin Kurti, ka thënë se fillimisht do të shohin se cilat marrëveshje janë zbatuar dhe çfarë ka ndikuar në jetën e qytetarëve.

“Së pari duhet ta shohim se çfarë është zbatuar, çfarë jo dhe duhet ta shohim se cila ishte përmasa e ndikimit të atyre marrëveshjeve në jetën e qytetarëve, t’i nxjerrim mësimet e duhura sesi të ecim sigurt përpara”, ka thënë Kurti për ekonominaonline.

Kurti thotë se muajt e parë të qeverisjes do të merren me këtë çështje duke mos neglizhuar mësimet pozitive dhe negative të këtij procesi të rëndësishëm për vendin.

“Ky është synimi ynë që në muajin e parë në zyrën e Kryeministrisë, e në qeverinë tonë të përbashkët, të dimë si të ecim siç duhet pikërisht duke mos neglizhuar mësimet, qofshin pozitive apo negative nga e kaluara”, ka thënë Kurti.

Se Kosova duhet të rishikojë disa marrëveshje e thotë edhe analisti Armend Muja. Madje, Muja jep edhe rekomandimet se cilat marrëveshje duhet të rishikohen.

Marrëveshja për përfaqësim rajonal. Ajo marrëveshje duhet të rishikohet në tërësi, sepse është e dëmshme për Kosovën, e cenon subjektivitetin ndërkombëtarë të Kosovës”.

“Unë mendoj se ajo është abuzuar në forma të ndryshme nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, për të treguar sidomos vendeve të tjera që ‘ja shikoje Kosova e pranon se ende është në proces të rishqyrtimit të statusit të saj’”.

“Edhe çdo dialogim në Bruksel në kuadër të asaj që u janë referuar përfaqësimit rajonal të Kosovës, është interpretuar nga serbët se Kosova është e gatshme që ta hap kutinë për rinegocim të statusit përfundimtarë”, ka thënë Muja.

Muja ka përmendur edhe disa nga marrëveshjet që nuk janë zbatuar nga asnjëra palë.

“Marrëveshja për Energjinë që është esenciale nuk është zbatuar, marrëveshja për rivitalizimin e urës së Ibrit dhe lirinë e lëvizjes përtej urës, marrëveshja për njohjen e diplomave dhe kemi edhe disa të tjera që nuk janë zbatuar”, ka thënë Muja.

Dialogu teknik Kosovë-Serbi ka nisur në vitin 2011, ku të dyja palët kanë arritur 33 marrëveshje për të cilat vazhdimisht ka pasur kritika se nuk janë zbatuar nga pala serbe./EO/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?