Albin Kurti: Ekipin negociator do ta bëj me opozitën, por do ta udhëheq vetë

Albin Kurti: Ekipin negociator do ta bëj me opozitën, por do ta udhëheq vetë

Kosova ka zhvilluar ditën e djeshme zgjedhjet e parakohshme pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Këto zgjedhje u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje me kandidat për kryeministër Albin Kurtin. Në një intervistë për të dërguarin e Top Channel në Prishtinë, Muhamed Veliu, Kurti ka folur për taksën ndaj Serbisë dhe për dialogun me ta. Muhamed Veliu: […]

Kosova ka zhvilluar ditën e djeshme zgjedhjet e parakohshme pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Këto zgjedhje u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje me kandidat për kryeministër Albin Kurtin.

Në një intervistë për të dërguarin e Top Channel në Prishtinë, Muhamed Veliu, Kurti ka folur për taksën ndaj Serbisë dhe për dialogun me ta.

Muhamed Veliu: Zoti Kurti, krahas qeverisjes për ta ndryshuar realitetin ekonomik të Kosovës dhe çështjeve sociale ju si kryeministër i ardhshëm i Kosovës keni edhe peshën e rëndë për t’u marrë me çështjet e taksës, po ashtu dhe me rinisjen e dialogut me Beogradin, jeni i gatshëm që ta hiqni taksën? Si do veproni?

Albin Kurti: Në nuk heqim taksën, por e zëvendësojmë me parimin e reprocitet, pra taksa nuk ka qenë asnjëherë politikë e Vetëvendosjes. Unë nuk u përkas atyre që thonë se mund të vijë ky uji nga Serbia dhe në vend të 1 euro do të kushtojë 2, besoj që kriteri i marrëdhënieve të shëndosha bilaterale ndër shtetërore është reprociteti.

Serbia nuk pranon as certifikatat e prodhimit të mallrave as targat e regjistrimit asgjë nuk pranon nga republika e Kosovës dhe kjo është e patolerueshme. Besoj për të gjithë neve e padyshim për qeverisjen tonë të ardhshme, sa i përket dialogut me Serbinë qysh në javën e parë si kryeministër unë do të filloj dialogun me serbët e Kosovës, dialog prej poshtë lart dhe përveç kësaj dialog për zhvillim e për integrim, jo për pajtim. S’më ka bërë gjë mu serbi nga Graçanica, pajtimi bëhet kur Serbia e pranon pavarësinë e Kosovës edhe na i paguan dëmet e luftës nuk kemi pse pajtohemi me serbin e Grçanicës.

Dhe tjetra është, se që në muajin e parë do të vendos kontakte me zotin Borrel, pasardhësin e Mogherinit i cili është përgjegjës për politikën e jashtme dhe sigurinë e BE-së, përfaqësues i lartë atje dhe ta kemi dialogun për dialogun.

Dialogun me Brukselin për dialogun me Serbinë, që ai të jetë i përgatitur mirë me parime si me treg e sikur që ishte tregu tash, por në muajin e parë do ta bëjmë një bilanc të 33 marrëveshjeve të nënshkruara me Serbinë nga viti 2011 deri në vitin 2017.

Dialogun gjashtë vjeçar ne nuk e kemi shumë të qartë çka është zbatuar, pse nuk është zbatuar ajo që nuk është zbatuar dhe cili ka qenë ndikimi dhe thelbi i këtyre marrëveshjeve në jetën e qytetarëve të Kosovës. Pas këtyre do të krijoj ekipin negociator edhe me opozitën, do ta udhëheq vetë ekipin negociator dhe do ti shtoj kërkesa Serbisë.

Serbia thotë cila është oferta juaj, oferta jonë për Serbinë janë kërkesat tona për Serbinë, pra borxhin që na e ka ajo neve dhe unë jam i bindur që dialogu i ardhshëm do të jetë shumë më solid dhe nuk do të jetë jo transparent, anash popullit apo prapa tij./ Marre nga Top Channel

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?