Al-Baghdadit iu vodhën të brendshmet për të kryer testin e ADN-së

Kurdët sirianë kanë thënë se kishin arritur ta vendosin një spiun në rrethin e ngushtë të liderit të ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi, i cili i kishte vjedhur një palë të brendshme të këtij personi për ta vërtetuar identitetin e tij dhe më pas i kishte ndihmuar ushtarët amerikanë për ta gjetur vendin ku po fshihej […]
Kurdët sirianë kanë thënë se kishin arritur ta vendosin një spiun në rrethin e ngushtë të liderit të ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi, i cili i kishte vjedhur një palë të brendshme të këtij personi për ta vërtetuar identitetin e tij dhe më pas i kishte ndihmuar ushtarët amerikanë për ta gjetur vendin ku po fshihej ai.
The Guardian citon Forcat Demokratike Siriane të cilat thonë se ato e luajtën një rol thelbësor në gjetjen e vendndodhjes së Baghdad-it në pjesën veriore të Sirisë, ku besohet se ai po e planifikonte largimin drejt kufirit afër Turqisë.
“Që nga 15 maji, ne kemi bashkëpunuar me CIA-n për ta gjetur al-Baghdad-in dhe për ta përcjellë atë për së afërmi”, tha një zyrtar i lartë i Forcave Demokratike Siriane. “Njëra nga burimet tona arriti të hynte në shtëpinë ku po fshihej Baghdadi. Ai e ndërronte vendbanimin shumë shpesh. Ai po planifikonte të vendosej në Serablus”, ka deklaruar anëtari I Forcave Demokratike.
Sipas tij, njëri nga spiunët kishte arritur që t’i marrë të brendshmet e ish liderit të ISIS-it, për të vërtetuar identitetin e tij.
“Burimi ynë na i solli të brendshmet e tij për ta kryer testin e AND-së dhe për t’u siguruar se personi në fjalë është vetë al-Baghdadi”./Periskopi/












