Ajri i ndotur, mbi 200 pacientë në vit vdesin nga sëmundjet e mushkërive

Ajri i ndotur, mbi 200 pacientë në vit vdesin nga sëmundjet e mushkërive

Kosova është rikthyer në top 20-shen e vendeve më të ndotura në botë. Pak vende poshtë Pekinit të Kinës, Kosova renditet e 17-ta këtë të mërkurë për nga ajri i ndotur, raporton KTV. Kjo ka qenë e vërejtshme, në gjithë kryeqytetin, kurse niveli i ndotjes së ajrit pothuajse çdo ditë po i tejkalon parametrat e […]

Pak vende poshtë Pekinit të Kinës, Kosova renditet e 17-ta këtë të mërkurë për nga ajri i ndotur, raporton KTV.

Kjo ka qenë e vërejtshme, në gjithë kryeqytetin, kurse niveli i ndotjes së ajrit pothuajse çdo ditë po i tejkalon parametrat e normales.

Sipas matjes së Ambasadës Amerikane, kur ajri është i pashëndetshëm, qytetarët këshillohen të shmangin qëndrimin në ambient të hapur, të mbyllin dritaret dhe të përdorin maska.

Kjo cilësi tejet e lartë e ndotjes së ambientit është faktori kryesor, i cili po i rrezikon qytetarët nga sëmundjet kronike të mushkërive.

Pulmologu në Klinikën e Mushkërive në QKUK, Skënder Baca, thotë se numri i të prekurve nga sëmundjet e mushkërive është rritur pikërisht për shkak të ambientit të ndotur.

tij, në botë nga kjo sëmundje vetëm brenda vitit vdesin 3 milionë njerëz, ndërsa në Kosovës ky numër shkon deri në 200 pacientë.

Ndërkaq, shkaktar kryesor i ajrit të ndotur llogaritet të jetë Korporata Energjetike e Kosovës dhe përdorimi i thëngjillit për ngrohje, sikurse edhe djegia e derivateve nga veturat e vjetra.

E për këto të fundit po kërkohet që të vihet akcizë e naftës, në mënyrë që të ulet sado pak ndotja e ambientit.

Një gjë e tillë u kërkua në konferencën e Institutit për Politikë Zhvillimore bashkë me Ekipin e Kombeve të Bashkuara me temën “Ndotja e ajrit në Kosovë dhe perspektiva e Agjendës 2030.

Nga Organizata Botërore e Shëndetësisë thanë se në bazë të të dhënave që posedojnë, vendet me më së shumti probleme mjedisore janë ato me gjendje sociale jo të mirë, dhe këtu bën pjesë edhe Kosova.

Muaj më parë, edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, alarmoi se nëse nuk merren masa urgjente, niveli i lartë i ndotjes së ajrit, do të ketë efekte negative në sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?