Ahmeti u bënë thirrje qytetarëve të votojnë

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar. Ahmeti, partia e të cilit është në koalicion me AAK-në, pasi përfundoi votimin e tij në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, theksoi se Kosova ka përparuar në organizimin e zgjedhjeve. “Sapo kreva obligimin […]
Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
Ahmeti, partia e të cilit është në koalicion me AAK-në, pasi përfundoi votimin e tij në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, theksoi se Kosova ka përparuar në organizimin e zgjedhjeve.
“Sapo kreva obligimin si qytetar i Republikës së Kosovës në këtë ditë të bukur edhe dielli po na nxen sot.
Unë i fotj të gjithë qytetarët që ta ushtrojnë të drejtën e tyre pa marrë parasysh preferencave partiake. Kemi thënë gjithmonë 5 minuta kohë për katër vitert e ardhshme janë të domosdoshme deri më tani nuk kemi kurrëfarë raportimi për parregullësi shpresoj që kjo të shkojë me të vërtetë ashtu siç i ka hije, një ditë demokratike dhe e qetë mund të them kemi përparuy shumë në ditën e zjgedhjeve. Nuk kemi incidente dhe vetëm presim vullnetin e qytetarëve’’, tha Ahmeti.












