Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë merr masa ndaj përfituesve që nuk zbatuan kontratën

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë merr masa ndaj përfituesve që nuk zbatuan kontratën

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, duke u bazuar në Ligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe udhëzimeve administrative, do të ndërmarrë masa ndaj përfituesve të granteve investive për vitet 2015-2016, të cilët nuk kanë arritur të mirëmbajnë investimet gjatë periudhës monitoruese në bazë të kontratës dhe vendimit me këtë institucion. Kjo agjenci, pas realizimit të […]

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, duke u bazuar në Ligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe udhëzimeve administrative, do të ndërmarrë masa ndaj përfituesve të granteve investive për vitet 2015-2016, të cilët nuk kanë arritur të mirëmbajnë investimet gjatë periudhës monitoruese në bazë të kontratës dhe vendimit me këtë institucion.

Kjo agjenci, pas realizimit të kontrollës Ex Post gjatë periudhës 2018-2019, në gjithsej 103 përfitues, ka gjetur se 25 prej tyre nuk iu kanë përmbajtur kontratës dhe vendimit për mbështetjen publike dhe për këtë qëllim Departamenti i Autorizimit të Pagesave në AZHB do të ndërmarrë masa për kthimin e mjeteve financiare bazuar edhe në Ligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Krahas kësaj, Departamenti i Autorizimit të Pagesave në AZHB, pas analizimit të dëshmive të ofruara gjatë kontrollës ka hartuar raportin final, ku në bazë të këtij rezulton se vetëm 3 përfitues kanë plotësuar të gjitha kriteret e parapara ligjore lidhur më mirëmbajtjen e investimeve për periudhën monitoruese, 25 përfitues tjerë kanë ofruar dëshmi për eliminimin e të gjeturave, ndërkaq 52 të tjerë kanë ofruar dëshmi të pjesshme. Kjo agjenci njofton se për këta të fundit do të organizohet edhe një kontroll Ex Post për riverifikimin dhe pastaj, duke u bazuar edhe në ligjet në fuqi do të merren masat e parapara ligjore. Të gjitha masat që do të ndërmerren do të jenë konform Ligjit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe Udhëzimeve Administrative për vitin përkatës.

Në bazë të Udhëzimit Administrativ për masat dhe kriteret e përkrahjes për zhvillimin rural për këto vite, pika 1.22 “Periudha e monitorimit Ex-Post kontrolla”,  përfituesi në  periudhën kohore prej pesë vitesh pas ekzekutimit të pagesës së fundit, duhet ta ruajë qëllimin e investimit dhe të gjitha kushtet sipas të cilave ai është përzgjedhur si përfitues.

Ndryshe, AZHB-ja apelon te të gjithë përfituesit e viteve paraprake që të mirëmbajnë investimet e përfituara, si mbështetje publike, të cilat kanë pasur për qëllim zhvillimin e sektorëve të ndryshëm. Duke përfshirë ngritjen e kapaciteteve në fermë, zgjerimin e kapaciteteve ekzistuese, rritjen e prodhimit dhe të punësuarve, me qëllim të krijimit të mirëqenies në bujqësi dhe zhvillim rural dhe rritjen e të ardhurave nga veprimtaria bujqësore. Në të kundërtën, kjo agjenci njofton se do të ndërmarrë të gjitha masat e parapara ligjore për të gjithë ata që nuk i përmbahen këtij qëllimi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?