Zyrtari i lartë i BE’së zbath këpucët në xhaminë e Drenasit, pastaj i mbath dhe shkon në Prekaz

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian,Rainer Ëieland ka vizituar Xhaminë e fshatit Zabel i Ulët të Komunës së Drenasit, ku është pritur nga Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Drenas njëherit edhe imam i Xhamisë së fshatit Zabel i Ulët, Valon Bequku dhe kryesia e Bashkësisë Islame në Drenas. Gjatë qëndrimit […]
Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian,Rainer Ëieland ka vizituar Xhaminë e fshatit Zabel i Ulët të Komunës së Drenasit, ku është pritur nga Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Drenas njëherit edhe imam i Xhamisë së fshatit Zabel i Ulët, Valon Bequku dhe kryesia e Bashkësisë Islame në Drenas.
Gjatë qëndrimit në Xhaminë e fshatit Zabel i Ulët, Ëieland, ka përgëzuar qytetarët e Komunës së Drenasit për tolerancën fetare që kanë dhe ka thënë se për këtë ndjehet i lumtur që është qytetar nderi i Komunës së Drenasit.
“Drenasi shquhet për tolerancë fetare dhe për këtë përgëzojë gjithë komunitetin e këtij vendi që tregojnë respekt ndaj njëri tjetrit. Ndihem shumë mirë që i përkas titullit me të mirë të mundshëm, qytetar nderi i kësaj Komune”, ka thënë Ëieland.
Kryetari i BIK-ut në Drenas, Valon Bequku, ka falënderuar zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian për vizitën që i ka bërë Xhamisë së fshatit Zabel i Ulët dhe ka treguar për tolerancën fetare e cila ekziston në Komunën e Drenasit.
Bequku ka informuar Ëielandin edhe për organizimin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Drenas, për shtrirjen e objekteve fetare dhe bashkëpunimin me institucionet komunale.
Zv.presidenti i PE-së, Rainer Ëieland, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari kanë bërë homazhe dhe kanë venë kurora me lule në Kompleksin Memorial në Prekaz.












