Zhytësit në Hawai arrijnë të notojnë me një nga peshkaqenët më të mëdhenj në botë – Peshkaqenin e bardhë

Një grup i zhytësve pati një takim nënujor me një nga peshkaqenët më të mëdhenj në botë – atë të llojit të peshkaqenëve të bardhë, e madje mbijetoj për të treguar historinë. Disa nga zhytësit arritën që të ofrohen me peshkaqenin e gjinisë femërorë në ujërat e Hawai e madje edhe ta prekin atë, raporton […]
Një grup i zhytësve pati një takim nënujor me një nga peshkaqenët më të mëdhenj në botë – atë të llojit të peshkaqenëve të bardhë, e madje mbijetoj për të treguar historinë.
Disa nga zhytësit arritën që të ofrohen me peshkaqenin e gjinisë femërorë në ujërat e Hawai e madje edhe ta prekin atë, raporton BBC.
Peshkaqeni afro 6 metrash i gjatë, dhe me një peshë që mendohet të jetë 2.5 tonë për atë gjatësi, presupozohet se ishte zbuluar në ujërat e Hawait 20 vjet më parë nga studies dhe ishte quajtur Deep Blue (Nga anglishtja: E kaltër e thellë).

Peshkaqeni kishte nuhatur erën e një balenë të ngordhur dhe ofruar pranë Oahu, pjesës jugore të ujërave të Hawait.
Një nga zhytëset, Ocean Ramsey, i tregoi Honolulu Star Advertiser t që ai kishte gjiruar një peshkaqen tigër, i përmasave më të vogla derisa po ushqehej me balenën e ngordhur kur peshkaqeni gjigant i bardhë kishte mbërritur tek vendi i njëjtë.
“Ne e kemi parë derisa ajo po vinte, dhe përnjëherë të gjithë peshkaqenët e vegël tigër u larguan ” tregoi ajo.
“Ajo ishte thjeshtë e mahnitshme, e bukur, xhentile dhe gjigante dhe përdori anijen tonë për të fërkuar vetën. Ne dolëm nga uji në sipërfaqe dhe ajo qëndroi pranë nesh gjatë ditës”, tha ajo.

Peshkaqenët e bardhë shihen rrallë ngase jetojnë në thellësi të ujërave, dhe preferojnë ujërat e ftohta. Ata konsiderohen si tejet të rrezikshëm po ashtu, sidomos kur janë të uritur.
Zonjusha Ramsey tha më vonë po ashtu se peshkaqenët e mëdhenj të bardhë kur janë shtatzënë janë të mirë për të notuar afër tyre por jo edhe kur janë duke u ushqyer ngase paraqesin rrezik.
Ajo tha se peshkaqenët sulmojnë njerëzit ngase i ngatërrojnë me gjahun e tyre, apo kur nuk kanë asgjë tjetër për të ngrënë. E ata janë mishngrënës. / Përktheu nga BBC: Periskopi












