Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni mbahen më 21 prill

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni mbahen më 21 prill

Institucionet përgjegjëse në Maqedoni janë duke e shqyrtuar mundësinë që raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale të mbahen më 21 prill, ndërsa i dyti më 5 maj, kurse zgjedhjet të shpallen deri më 8 shkurt , duke u respektuar kështu korniza ligjore, deklaroi sot në pres konferencë kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi. Kjo, siç theksoi […]

Institucionet përgjegjëse në Maqedoni janë duke e shqyrtuar mundësinë që raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale të mbahen më 21 prill, ndërsa i dyti më 5 maj, kurse zgjedhjet të shpallen deri më 8 shkurt , duke u respektuar kështu korniza ligjore, deklaroi sot në pres konferencë kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.

Kjo, siç theksoi ai, do të ishte në pajtim me Kodin Zgjedhor, lidhur me afatet kohore që duhet të respektohen, respektivisht jo më shumë se 90 ditë dhe jo më pak se 70 ditë nga shpallja e zgjedhjeve deri në ditën e mbajtjes së tyre. Mandati i shefit të shtetit Gjorge Ivanov përfundon më 12 maj.

Zgjedhjet presidenciale, theksoi Xhaferi, fillimisht ishin planifikuar që të mbahen më 14 prill, ndërsa rrethi i dytë më 28 prill, por duke marrë parasysh atë se më 28 prill janë Pashkët, është bërë zhvendosje e datave.

Spikeri parlamentar përmendi se duke u nisur nga ajo që tre komuna kanë u.d kryetar komune, në Novo Sellë për shkak të dorëheqjes, ndërsa në Dibër dhe në Ohër për shkak të rastit të vdekjes, është planifikuar që paralelisht me zgjedhjet presidenciale në të njëjtën ditë në këto komuna të mbahen edhe zgjedhjet për kryetar komune.

Lidhur me mundësinë për shpalljen e zgjedhjeve parlamentare, Xhaferi tha se duke u nisur nga ngjarjet aktuale në vend lidhur me aktivitetet për hyrje në BE dhe në NATO nëse ka zgjedhje do të ketë ngecje të funksionimit normal të institucioneve.

“Por, ky është vendim i partive politike, nëse vendosin kështu, kjo është e drejta e tyre”, shtoi Xhaferi.
Ai shpreson se deri në mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale do të ketë edhe përbërje të re të Komisionit Antikorrupsion.

Kryeparlamentari theksoi edhe se po bëhen përpjekje që të harmonizohet ligji për luftimin e korrupsionit dhe konfliktin e interesave, i cili ka flamur evropian me afat kohor./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?