Zëvendëskryeministri shqiptar nga Shkupi: Kosova dhe Serbia të marrin mësim nga Maqedonia dhe Greqia

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane në Qeverinë e Maqedonisë Veriore, Bujar Osmani ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të marrin mësim nga Maqedonia dhe Greqia, të cilat gjetën rrugëzgjidhje për kontestin shumëvjeçar mbi emrin. Ai ka bërë thirrje për krijimin e një mundësie për arritjen e një kompromisi politik midis Kosovës e Serbisë, në kohën […]
Ai ka bërë thirrje për krijimin e një mundësie për arritjen e një kompromisi politik midis Kosovës e Serbisë, në kohën kur po i afrohemi momentit që një marrëveshje e tillë të arrihet, shkruan Periskopi.
Ai ka theksuar se Maqedonia dhe Greqia kanë dhënjë një shembull optimizmi në Ballkanin Perëndimor, duke ndërtuar raporte të mira ndërfqinjësore, duke arritur kompromis përmes negociatave.
“Dua që ky mesazh inkurajimi të dërgohet edhe te fqinjët tanë, Kosova dhe Serbia. Mesazhi është që ata të happen dhe të zgjerojnë spektrin e tyre politik, për të krijuar një kompromis politik”, ka thënë Osmani para gazetarëve në një konferencë në Qeverinë e Maqedonisë. /Periskopi/












