Zeka kërkon që të ndahet “urgjentisht” buxheti për mbështetje financiare ndaj të akuzuarve të Speciales

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka kritikuar kolegët e tij të cilët kanë kundërshtuar propozimin për mbrojtje juridike dhe mbështetje financiare ndaj personave që akuzohen nga Gjykata Speciale. Në një lidhje direkte nga Haga, Zeka për Info Magazine ka thënë se ata të cilët nuk e duan këtë propozim nuk i gëzohen lirisë […]
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka kritikuar kolegët e tij të cilët kanë kundërshtuar propozimin për mbrojtje juridike dhe mbështetje financiare ndaj personave që akuzohen nga Gjykata Speciale.
Në një lidhje direkte nga Haga, Zeka për Info Magazine ka thënë se ata të cilët nuk e duan këtë propozim nuk i gëzohen lirisë së vendit, njofton Klan Kosova.
”Ata njerëz që kanë kundërshtuar propozimin që shteti duhet të kujdeset për të gjithë të akuzuar që do të jenë në shënjestrën e Gjykatës Speciale, mund ta them me përgjegjësi të plotë se nuk i gëzohen lirisë së Kosovës”.
”Edhe Kroacia edhe Bosnja, i ka përkrah njerëzit e vet të luftërave. Po të mos ishin këta njerëz as s’do të kishim buxhet, as televizione e radio në gjuhën shqipe e as aeroporte ku vijnë djemtë dhe vajzat tona”.
”Në çdo vend të botës në të tilla raste, avokatin e paguan shteti nëse nuk ka mundësi personi në fjalë”.
”Urgjentisht duhet të ndahen 50 milionë euro buxhet për këtë çështje kaq të ndjeshme”. /Periskopi












