Zaevi jep detaje nga ndërtimi i autostradës që lidhet me Kosovën

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev deklaroi se tenderi i parë për 1.9 kilometrat e para të autostradës Shkup-Bllacë, shteg që lidh Shkupin me Prishtinën, do të hapet në mesin e muajit janar. “Publikimin e tenderit e presim gjatë mesit të janarit, për fazën e parë për 1.9 kilometra. Kemi vendosur të shkojmë në ndërtim dy […]

“Publikimin e tenderit e presim gjatë mesit të janarit, për fazën e parë për 1.9 kilometra. Kemi vendosur të shkojmë në ndërtim dy fazash, që të kursejmë kohë, kurse të kemi edhe aktivitet ekonomik menjëherë. Pjesa tjetër do të jetë prej 10.4 km, ku deri në maj duhet ta kompletojmë dokumentacionin”, tha Zaev, raporton lajmpress.

Ai shtoi se shuma e projektit do të arrijë vlerën prej 120 milionë eurove, por përllogaritja përfundimtare do të jetë sipas tenderëve përfundimtarë.

Rëndësia e ndërtimit të kësaj autostrade, siç theksoi edhe vetë kryeministri Zaev, lidhet me rritjen e ekonomisë tregtare Maqedoni-Kosovë, e cila në vitin 2011 ka qenë “gati 420 milionë euro, kurse në vitin 2016 rreth 212 milionë euro”.

Përndryshe, në shtator të 2015-s, ish-ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri pati thënë: “Prej Prishtinës do të ketë autostradë e cila do të ndërtohet deri në vendkalimin Bllacë dhe gjithashtu ne në Maqedoni veç kemi përgatitur deri në fund të vitit do të duhet të përfundojë projekti se sa do të kushtojë rruga Shkup-Bllacë dhe kështu do të lidhemi me Shqipërinë”, kishte thënë Neziri, projekt ky që u premtua nga Bashkimi Demokratik për Integrim që në mars të 2014-s.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?