Ymeri: Pas Reçakut kthim prapa nuk kishte më

Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri, ka kujtuar përmes një postimi në Facebook 20 vjetorin e masakrës së Reçakut. Ai e ka quajtur masakrën e Reçakut një prej ngjarjeve monumentale në luftën çlirimtare të Kosovës. “Reçaku është një prej ngjarjeve monumentale në luftën çlirimtare të Kosovës. Një pikë kthese prej së cilës kthim prapa nuk kishte”, […]
Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri, ka kujtuar përmes një postimi në Facebook 20 vjetorin e masakrës së Reçakut.
Ai e ka quajtur masakrën e Reçakut një prej ngjarjeve monumentale në luftën çlirimtare të Kosovës.
“Reçaku është një prej ngjarjeve monumentale në luftën çlirimtare të Kosovës. Një pikë kthese prej së cilës kthim prapa nuk kishte”, ka shkruar ai ndër tjerash.
Ja postimi i plotë i tij në Facebook:
Sot 20 vite më parë përfundimisht u kuptua botërisht se në Kosovë Serbia kishte planifikuar gjenocid – zhbërje të qenies shqiptare për ta kontrolluar territorin pa njerëzit që jetonin në të. Por njëkohësisht u kuptua se, po në Kosovë, kishte marrë hov një vullnet lirie. Në njërën anë ishte ushtria e stërarmatosur e Serbisë që donte ta vrante këtë vullnet, dhe në anën tjetër një popull i tërë që kishte vendosur ta hiqte qafe këtë ushtri.
Reçaku është një prej ngjarjeve monumentale në luftën çlirimtare të Kosovës. Një pikë kthese prej së cilës kthim prapa nuk kishte.
Në Reçak, sikur në masakrat tjera, dëshmohej se Serbia e luftonte një popull të tërë. Se të gjithë pa dallim ishin të rrezikuar. Se të gjithë, pa dallim, ishin pjesëmarrës në luftë, duke qenë të luftuar nga Serbia. Pa dyshim që një luftë e tillë e Serbisë ishte luftë kriminale. Ishte krim kundër njerëzimit. Kështu krim kundër njerëzimit mbetet edhe sot.
Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!
Pa ta Kosova nuk do të ishte!













