Wieland në homazhe te kompleksi “Adem Jashari”, thotë të mos harrohet kurrë e kaluara e shqiptarëve të Kosovës

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, nga Drenasi ka porositur që historia e Kosovës të mos harrohet kurrë. Wieland gjatë një vizite në Komunën e Drenasit, u ndal tek xhamia e fshatit Zabel i Ulët, me ç’rast u prit nga imami Valon Bequku dhe kryetari i komunës Ramiz Lladrovci, transmeton Gazeta Metro. Bequku falenderoi për […]
Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, nga Drenasi ka porositur që historia e Kosovës të mos harrohet kurrë.
Wieland gjatë një vizite në Komunën e Drenasit, u ndal tek xhamia e fshatit Zabel i Ulët, me ç’rast u prit nga imami Valon Bequku dhe kryetari i komunës Ramiz Lladrovci, transmeton Gazeta Metro.
Bequku falenderoi për vizitën dhe i tregoi për tolerancën fetare në këtë fshat dhe në Drenas, kurse zv.presidenti Wieland ka përgëzuar për këtë dhe ka thënë se ndjehet i lumtur që është qytetar nderi i Komunës së Drenasit.
Pas kësaj vizite, Wieland së bashku me kryetarin Lladrovci dhe kryetarin e Skenderajt Bekim Jashari bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku nga aty ka dhënë edhe një porosi që të mos harrohet e kaluara e popullit shqiptar, transmeton Gazeta Metro.
“Unë kam dëgjuar nga kryetari i komunës tuaj se sa njerëz kanë këtu për vizitë, miliona njerëz. Unë siç e kam përmend edhe herën e kaluar, se duhet t’ju tregohet njerëzve të rinj që mos të harrohet ajo se çfarë ka ndodhur. Gjithashtu duhet t’ju mësoni atyre që mos të vazhdojnë të urrejnë”, porositi Wieland.












