Wieland kundër korrigjimit të kufijve: Mos premtoni më data për vizat

Wieland kundër korrigjimit të kufijve: Mos premtoni më data për vizat

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland ka deklaruar se ideja e korrigjimit të kufijve nuk është e mirë. Gjatë vizitës së sotme në Prishtinë, ai ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave, ku ka thënë se do të mbështesë Kosovën që të mos ketë kushte të tjera. “Unë kam diskutuar për shumë çështje, […]

“Unë kam diskutuar për shumë çështje, por një temë që diskutohet shumë këtu, është liberalizimi i vizave. PE vitin e kaluar e ka votuar këtë dhe në atë votim ka qenë edhe vota ime. Unë do t’ju mbështes që të mos ketë kushte të tjera, përveç atyre që i keni pasur. Fatkeqësisht nuk mund t’ju premtoj se kur mund të bëhet kjo, sepse ka disa qeveri që nuk janë të bindura ende”, tha ai.

Wieland po ashtu pohoi se ende qëndron në këshillën e tij, “mos premtoni për këtë vit, por do të këshilloja që të mos flasim për data të caktuara”.

“Nuk mendojmë që është një hap i mirë, që në këto rajone të ndryshohen kufijtë sepse ka më shumë ndikime sesa në rajone tjera. Unë nuk mendoj që është ide e mirë kjo”, tha ai.

Kurse, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se ka kërkuar ndihem e Wielandit që të tregohet e vërteta për Kosovën. “Biseduam edhe për çështjen e liberalizimit të vizave. Për mua është shumë e rëndësishme mbështetja e Gjermanisë dhe kërkova ndihmën e tij për të treguar të vërtetën për Kosovën”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka theksuar se pret që Lista Serbe të jetë në Kuvend, kur do të votohet buxheti, ndërsa ka folur edhe për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

“Ne kemi punuar me kujdes për buxhet këtë vit, i kemi identifikuar nevojat për komunat me shumicë serbe. Unë i kisha lut që të jenë në seancë kur votohet buxheti, pasi është përgjegjësia para popullit. Unë nuk e kisha ndërpre koalicionin me ta, por është më mirë që të jenë ata. Sa i përket Ivanoviqit, kemi qenë të përgatitur dhe kemi vazhduar të punojmë që të dimë të vërtetën. Është vështirë që të përgjigjem, sepse ndoshta nuk është në Kosovë. Prandaj unë nuk ngutem të jap propozim, por jemi të interesuar që të realizohet drejtësia”, tha ai, raporton KP.

Wieland kishte edhe një dhuratë për kryeministrin e Kosovës, ku i ka dhuruar një lodër që ishte tren, ndërkohë që kryeministri i ka dhuruar atij hartën e Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?