VV: Ngritja e pagave të qeveritarëve ngriti edhe grevat

VV: Ngritja e pagave të qeveritarëve ngriti edhe grevat

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë në mbështetje të punonjësve shëndetësorë, pasi konsideron se këta të fundit u mashtruan nga Qeveria për rritje të pagave, kur sipas Vetëvendosjes dihet se kjo e fundit nuk mund të zbatojë ligjin. Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku tha në një konferencë për media se ishte vendimi i njëanshëm për rritjen […]

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë në mbështetje të punonjësve shëndetësorë, pasi konsideron se këta të fundit u mashtruan nga Qeveria për rritje të pagave, kur sipas Vetëvendosjes dihet se kjo e fundit nuk mund të zbatojë ligjin.

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku tha në një konferencë për media se ishte vendimi i njëanshëm për rritjen e pagave të qeveritarëve, që nxiti grevat e kirurgëve, grevën në arsim dhe atë të minatorëve.

Sipas saj, është e rrugës që ministri i Financave, Bedri Hamza, të dalë dhe të tregojë se ku do t’i marrë mjetet për të mbuluar pagat.

“Ne këtu para qytetarëve të Kosovës me përgjegjësi të plotë themi që projektligji për paga është e pamundur, nëse miratohet në Kuvend këtë vit, që të zbatohet brenda këtij viti, sepse nuk ka buxhet të paraparë për këtë ligj. Ftoj në emër të Qeverisë ministrin e Financave që të del atë ditë në seancë dhe para publikut të gjerë që do ta përcjellë seancën, të deklarojë ku do t’i merr mjetet për zbatimin e ligjit për paga sepse këto mjete nuk i kanë paraparë në projektligjin për pagat. Ky është mashtrim për të cilin ka kaq pakënaqësi në shtetin tonë”, tha ajo.

Duke e quajtur të pavolitshme situatën në të cilën ndodhet shëndetësia, Kollçaku u shpreh se Qeveria duhet të takohet për të biseduar me mjekët.

Sipas saj, grevës së kirurgëve sot i janë bashkuar edhe mjekë të tjerë, përfshirë Ortopedinë, para-klinikat dhe Spitalin e Ferizajt, bën të ditur KosovaPress.

“Kjo grevë po përshkallëzohet dhe obligim i jonë si deputetë të Parlamentit të Republikës të Kosovës është që të brengosemi për qytetarët tonë. Pasojat e kësaj greve i vuajnë të sëmurët, i vuajnë pacientët të cilët i drejtohen Klinikës Universitare dhe aty tashmë mbi 1 mijë operacione janë anuluar, ambulancat specialistike nuk punojnë dhe siç e dini po trajtohen vetëm rastet urgjente. Ne me përgjegjësi të plotë themi se nuk është faji për këtë që po ndodhë i mjekëve. Pikërisht është faji i kësaj Qeverie, e cila menjëherë pas marrjes së mandatit, vendimin e parë të rëndësishëm ishte rritja e njëanshme e pagave për vete”, u shpreh ajo.

Kollçaku tha se një diferencë kaq e madhe e pagave të larta të qeveritarëve me mjekët dhe punonjësit tjerë, është papërgjegjësi e plotë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?