Vulin: T’i prishim raportet me BE’në, nuk po e ndalë krijimin e Shqipërisë së Madhe

Ministri i mbrotjes serbe, Aleksandër Vulin, thotë se në vazhdimësi po i bën thirrje presidentit të Serbisë, Vuçiq, që të ‘ridefinojë’ politikat përballë Bashkimit Evropian. Ai ka thënë se Serbia duhet ta bëj këtë për shkak të ‘standardeve të dyfishta’ që po aplikon BE’ja përballë Serbisë dhe se nuk po reagon ndaj ‘krijimit të Shqipërisë […]
Ministri i mbrotjes serbe, Aleksandër Vulin, thotë se në vazhdimësi po i bën thirrje presidentit të Serbisë, Vuçiq, që të ‘ridefinojë’ politikat përballë Bashkimit Evropian.
Ai ka thënë se Serbia duhet ta bëj këtë për shkak të ‘standardeve të dyfishta’ që po aplikon BE’ja përballë Serbisë dhe se nuk po reagon ndaj ‘krijimit të Shqipërisë së Madhe’, shkruan B92, përcjell Periskopi.
“Unë ju lus sërish të shohim çka kërkojmë nga BE’ja, apo të thuhet më mirë, a na duhet një politikë e tillë përballë BE’së, a duhet ta ndryshojmë pozicionin tonë ndaj BE’së”, ka thënë ai.
“Nëse BE’ja nuk reagon dhe nuk e ndalon krijimin e Shqipërisë së Madhe, duhet të ndryshojmë pozicionin tonë përballë saj”, ka thënë ai.
Vulin ka përmendur edhe ‘mosreagimin ndaj taksës 100% ‘, duke shtuar se ‘Brukseli vazhdimisht po bën thirrje për dialog mes Prishtinës dhe Beogradit por nuk po ndërmerr asgjë ndaj veprimeve të tilla të Prishtinës.
“Nëse Bashkimi Evropian rri i heshtur, ne duhet ta bëjmë të flas”, ka thënë Vulin./Periskopi/












