Vuçiq i përgjigjet Veselit: Ja çka tha Putini dje për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Vuçiq i përgjigjet Veselit: Ja çka tha Putini dje për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, i është kundërpërgjigjur menjëherë deklarimeve të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veselit, se Rusia është duke përparuar drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës.Presidenti serb thotë se Putin dje ka deklaraur dje krejt të kundërtën. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot në një konferencë për media ka […]

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot në një konferencë për media ka folur rreth vizitës së djeshme të Vladimir Putin në Serbi. Sipas Veselit, Putin po ua thotë të njëjtat gjëra edhe Thaçit edhe Vuçiqit, gjë që sipas tij tregon afrimin e Rusisë drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Merreni si diçka pozitive, ne jemi me Amerikën me perëndimorët, e fqinji ynë në veri po tenton të kaloj mirë me perëndimorët. Putinit pas një takimi me Thaçin, i ka thënë të njëjtat gjëra edhe pas atij me Vucicin, pra Rusia po shkon drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës. Shpresojmë shumë që Kosova të bëhet pjesë e OKB-së këtë vit”, ka thënë sot Veseli, në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë me shefat e Grupeve Parlamentare.

Ndërsa Vuçiq në kundërpërgjigjen e tij ka thënë se gjatë vizitës së djeshme në Beograd, Putin ia ka thënë komplet të kundërtën.

“Nëse Kadri Veseli thotë ashtu, atëherë ashtu duhet të jetë”, ka thënë me ironi Vuçiq, shkruan B92.

“Unë nuk e kam dëgjuar që Putin ta ketë thënë një gjë të tillë, ai e ka thënë të kundërtën”, ka shtuar ndër të tjera Vuçiq.

Putin në konferencën e djeshme para gazetarëve sa i përket çështjes së Kosovës ka thënë se pozicioni i Rusisë nuk ka ndryshuar dhe se respekton ‘Rezolutën 1244’.

Këto deklarata të Putin po cilësohen si jo shpresëdhënëse për Serbinë në rrugën drejt zgjidhjes së problemit të Kosovës.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?