Vjen reagimi nga LDK’ja pasi Ibrahim Kelmendi tha se do të ishte krenar nëse do ta vriste Ahmet Krasniqin

Vjen reagimi nga LDK’ja pasi Ibrahim Kelmendi tha se do të ishte krenar nëse do ta vriste Ahmet Krasniqin

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, i ka reaguar ashpër Ibrahim Kelmendit në lidhje me një deklaratë të tij, ku ka thënë se do të ishte krenar po ta vriste kolonel Ahmet Krasniqin. Gaxherri i quan gënjeshtra, shpifje dhe intriga deklaratat e Ibrahim Kelmendit, i cili ishte një ndër themeluesit e LPK-së. Deputetja […]

Gaxherri i quan gënjeshtra, shpifje dhe intriga deklaratat e Ibrahim Kelmendit, i cili ishte një ndër themeluesit e LPK-së.

Deputetja e LDK-së, thotë se LPK-në e SHIK-un do t’i gjykoj Zoti, drejtësia dhe kjo tokë!

 

Lexojeni statusin e plotë të deputetes Gaxherri:

Broçkullat, LPK-SHIK

Unë vertet kurrë si kam lexuar e as dëgjuar komentet e Ibrahim Kelmendit, por një mik ma dërgoi këtë shkrim dhe më bëri një pyetje në lidhje me genjeshtren e I. Kelmendit referuar deputetit të vrar Smajl Hajdari.

Kur e lexova këtë shkrim edhe pse nuk pata fare deshir qe të merem me këtë person megjithëate ndjeva obligim qe ti them I. Kelmendit se genjeshtren, krimin, intrigen, shpifjen e kercnimin nuk mund ti shitni si patriotizem.

Ne do e kishim pasur më të lehtë qe pas këtyre vrasjeve të shumë patriotëve e intelektualëve të LDK-së të jetë Serbia por ju dhe ne e dim se nuk është ashtu, ju e dini kush i dha urdhërat për këto vrasje.

Ju mund ti keni ,,atributet” e më siperme por familjaret e këtyre patriotëve të vrarë dhe ne koleget e tyre jemi më të menqur se ju, e kuptojm shum lehtë strategjin tuaj që permes shpifjes, e intrigave mundoheni ti fshehni gjurmet e krimit.

Ndjej obligim të jap një sqarim me kompetenc të plot për genjeshtren e I. Kelmendit se gjëja vellau i të ndjeres së nderuar Nekibe Kelmendi, i cili duhet të deklarohet edhe ai publikisht, i paska treguar I.Kelmendit se Smajl Hajdari në njē mbledhje të grupit parlamentar të LDK-së, qenka perplas aq fort me presidentin Rugova sa qe …

Është krejtësisht e pa vertet, unë kam qenë kolege e deputetit Smajl Hajdari, kurrë ska pasur asnjë perplasje në mes Presidentit Rugova dhe Smajl Hajdarit, kjo ska pasur mundësi të ndodh mes dy njerëzve shum të ngjajshem në mes veti, të urtë, të menqur, patriotë e të guximshem. Presidenti Rugova, personalisht vetë e ka futur në listen e deputetit heroin Smajl Hajdari.

Gjaku i këtyre patriotëve dhe puna e jon nuk do ju len të qetë deri në zbardhjen e seciles vrasje.

Ju LPK-ista e SHIK-ista, do ju gjykoj zoti, drejtësia e kjo tokë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?