Viti, njoftohet për një garë mes qenve, policia dhe komuna të gatshme ta parandalojnë

Viti, njoftohet për një garë mes qenve, policia dhe komuna të gatshme ta parandalojnë

Edhe pse të ndaluara me ligj, garat me qen po vazhdojnë të mbahen nëpër Kosovë, madje njoftimet për to po janë publike. Kësaj radhe në fshatin Kabash të Vitisë në orën 13:00 është paralajmëruar për një garë të tillë. Lajmin e kanë ndarë me shqetësim aktivistë për të drejtat e kafshëve në grupin “Të bashkuar […]

Kësaj radhe në fshatin Kabash të Vitisë në orën 13:00 është paralajmëruar për një garë të tillë. Lajmin e kanë ndarë me shqetësim aktivistë për të drejtat e kafshëve në grupin “Të bashkuar për kafshët”.

KosovaPress ka kontaktuar policinë për të pyetur nëse janë të njoftuar për këtë rast, ndërkaq zëdhënësi i Policisë së rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë se nuk kanë marrë ndonjë të informacion të tillë, por që do të marrin masa menjëherë.

Ai ka njoftuar stacionin policor të Vitisë e më pas ka thënë për KosovaPress, se do të dalin në vendin e ngjarjes për të parandaluar këtë aktivitet.

“Kontaktova me stacionin policor të Policisë së Vitisë, aty paska telefonuar edhe dikush për këtë rast, dhe në bazë të këtyre që dëgjuam, ne do t’i marrim të gjitha masat dhe e çmojmë informatën tuaj. Ne do të kontrollojmë aty pari që nëse eventualisht dikush tenton ta mbajë një aktivitet të tillë, ta parandalojmë”, ka thënë Hashani për KosovaPress.

Në rast të mbajtjes së një aktiviteti të tillë, Hashani ka thënë se do të veprojnë sipas ligjit.

“Patrullat tona do të jenë aty pari dhe do të vëzhgojnë terrenin, dhe nëse do të ketë nxitje të tilla, sigurisht që Policia e Kosovës do të veprojë në bazë të ligjit”, ka thënë Hashani.

E sipas Ligjit për Përkujdesjen ndaj kafshëve, një aktivitet i tillë mund të ndëshkohet me gjobë prej 100 deri në 5000 euro.

“Dënohet për kundërvajtje me gjobë prej 100 deri 5.000 euro personi që bën organizimin e garave në të cilat testohet shpejtësia apo fuqia e kafshës, me ç’rast kafsha mund të pësojë dhembje, lëndime apo ngordhje apo bën organizimin e tyre në kundërshtim me dispozitat ligjore” thuhet në nenin 17 (pika j) të këtij ligji.

KosovaPress ka kontaktuar edhe kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Halitin, i cili ka thënë se ky lajm mund të jetë i rrejshëm, por është zotuar se do të punojë në parandalimin e garave të mundshme.

“E kanë bërë një farë postimi pos siç duket është lajm i rrejshëm. Policinë e kam njoftuar, jam dëgjuar me ta, se këtë problem e pamë edhe ne, prandaj jemi të interesuar shumë t’i pengojmë këto aktivitete edhe sigurisht që do t’i pengojmë”, ka thënë Haliti për KosovaPress.

Përndryshe, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi së fundmi ka nënshkruar një vendim që ndalon vrasjen dhe keqtrajtimin e kafshëve, e një vendim të tillë e ka premtuar edhe Sokol Haliti, gjatë prononcimit për KosovaPress.

Përndryshe, në grupin “Të bashkuar për kafshët”, kohët e fundit ka pasur raportime për të ashtuquajturat luftëra mes qenve.

Aktivistët të ndryshëm kanë bërë thirrje që këto njoftime t’i përcillen menjëherë policisë, sepse sipas tyre, organizatorët e këtyre aktiviteteve po e ndërrojnë vendin dhe orën e aktivitetit.

KosovaPress mbetet në kontakt me policinë dhe do t’iu njoftojë në vazhdim me këtë rast

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?