Visar Ymeri tregon se si po i shkelim komunitetet pakicë

Visar Ymeri tregon se si po i shkelim komunitetet pakicë

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate dhe ish kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje me emrin Visar Ymeri ka bërë një shkrim të shkurtër në Facebook në lidhje me raportin e Human Rights Watch për të drejtat e njeriut në Kosovë, shkruan Periskopi. Ai e ka adresuar një problem të tillë te institucionet e vendit por edhe ato ndërkombëtare […]

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate dhe ish kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje me emrin Visar Ymeri ka bërë një shkrim të shkurtër në Facebook në lidhje me raportin e Human Rights Watch për të drejtat e njeriut në Kosovë, shkruan Periskopi.

Ai e ka adresuar një problem të tillë te institucionet e vendit por edhe ato ndërkombëtare në vend, që sipas tij bëjnë shkelje të komunitetit rom, ashkali dhe atij egjiptas.

“Një regresion të tillë institucional e shoqëror në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe në krijimin e një shoqërie të lirë, kur edhe ashtu nuk është se kemi qenë të avansuar në këtë drejtim është shqetësues dhe alarmues. Të drejtat e njeriut duhet të mbrohen nga institucionet që kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë, dhe nga institucionet publike në përgjithësi. Por duhen edhe kultivuar në shoqëri, për t’u bërë pjesë e mentalitetit e kulturës sonë në përgjithësi. Sa më shumë liri që kërkojmë aq më shumë emancipim shoqëror do të arrijmë.” – shkruan ai.

Ky është shkrimi I plotë I tij:

DËSHTIMI NË MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT ËSHTË DËSHTIM INSTITUCIONAL E SHOQËROR

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut Human Rights Watch e vlerëson vitin 2018 të ketë qenë vit i ngadalësimit të përparimit në mbojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë. Si rastet më problematike në këtë drejtim vlerësohen të kenë qenë llogaridhënia institucionale (vendore e ndërkombëtare), trajtimi i pakicave kombëtare e atyre shoqërore, dhuna familjare dhe liria e medias.

Nga ky raport vërehet se komuniteti rom, ai ashkali dhe komuniteti egjiptas jetojnë në pozitën më të vështirë shoqërore krahasuar me të gjithë të tjerët. Ndjeshmëria institucionale karshi të drejtave të tyre është shumë më e ulët se sa në secilin rast tjetër. Dhe këtu nuk dallojnë institucionet ndërkombëtare prej atyre vendore. Romët, ashkalinjtë dhe egjiptasit janë të diskriminuar deri në përjashtim dhe të shpërfillur deri në harresë. Rasti i fundit që bëri bujë snë këtë drejtim ishte dënimi maksimal për një të ri 18 vjeçar rom i cili ishte akuzuar për grabitje. Ky trajtim diskriminues ndaj romëve, ashkalive dhe egjiptasve është i pajustifikueshëm, i dëmshëm, i padrejtë dhe papranueshëm.

Gjëja e dytë që vihet në spikamë në raport është edhe neglizhenca institucionale karshi rasteve të dhunës familjare dhe trajtimit të grave në përgjithësi. Ka pasur shumë raste të dhunës familjare që kanë rezultuar edhe me fatalitet gjatë këtij viti në Kosovë.

Një regresion të tillë institucional e shoqëror në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe në krijimin e një shoqërie të lirë, kur edhe ashtu nuk është se kemi qenë të avansuar në këtë drejtim është shqetësues dhe alarmues. Të drejtat e njeriut duhet të mbrohen nga institucionet që kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë, dhe nga institucionet publike në përgjithësi. Por duhen edhe kultivuar në shoqëri, për t’u bërë pjesë e mentalitetit e kulturës sonë në përgjithësi. Sa më shumë liri që kërkojmë aq më shumë emancipim shoqëror do të arrijmë. Dhe anasjelltas një shoqëri e paemancipuar nuk mund të jetë shoqëri e lirë. Në këtë drejtim, kur ja cungojmë të drejtat tjetrit, ia kemi cunguar lirinë vetes. Shoqëria jonë duhet të jetë shoqëri lirie, barazie e solidariteti për të gjithë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?