Veton Surroi frikësohet nga Bashkimi Kombëtar: Bëhuni gati për të

Publicisti dhe shkrimtari i njohur me emrin Veton Surroi ka bërë një shkrim të shkurtër në gazetën Koha Ditore dhe portalin Koha. Aty ai ka profetizuar se pas korrigjimit të kufijve do të flitet për bashkimin kombëtar. Surroi beson që një gjë e tillë vjen si rrjedhojë e paaftësisë së lidershipit kosovarë që të arrijë […]
Publicisti dhe shkrimtari i njohur me emrin Veton Surroi ka bërë një shkrim të shkurtër në gazetën Koha Ditore dhe portalin Koha.
Aty ai ka profetizuar se pas korrigjimit të kufijve do të flitet për bashkimin kombëtar. Surroi beson që një gjë e tillë vjen si rrjedhojë e paaftësisë së lidershipit kosovarë që të arrijë njohjen nga Serbia.
Kjo gjë, sipas tij, do të pamundësonte që shqiptarët e Kosovës të kenë shtetin e tyre të barabartë me shtetet e tjera, përfshirë Shqipërinë.
“Kjo këngë ka gjasa të tingëllojë mirë për veshët në Serbi. Një proces negociator që, siç u shpreh presidenti i Serbisë, do të krijojë vijën ndarëse historike mes serbëve dhe shqiptarëve do të prodhonte një territor kompakt në Kosovë me sa më pak serbë në të dhe një territor në Serbi me sa më pak shqiptarë në të (pa përdorim të dhunës, por nëpërmjet të këmbimit paqësor territorial). Territori kompakt me shqiptarë do të kishte të drejtën e bashkimit me Republikën e Shqipërisë dhe meqë Republika e Serbisë e njeh këtë të Shqipërisë, Serbia do të përmbushte një nevojë dhe një premtim njëkohësisht. Do të përmbushte nevojën që të zgjidhë çështjen e Kosovës dhe njëkohësisht premtimin që kurrë të mos e njohë Pavarësinë e Republikës së Kosovës.” – shkruan ai.
Për të lexuar lajmin e plotë duhet të klikoni këtu.












