Vetëvendosje e kërkon sot kodin telefonik +383 të cilin e kundërshtonte dje si kod të Serbisë

Vetëvendosje e kërkon sot kodin telefonik +383 të cilin e kundërshtonte dje si kod të Serbisë

Lëvizja Vetëvendosje që dikur e cilësonte kodin shtetëror +383 si kod të Serbisë tashmë kërkon që ai të vihet në funksion. Një problem tjetër është edhe implementimi kodit +383 që është obligim i operatorve të shërbimeve mobile dhe fikse në Kosovë,  mirëpo është obligim edhe i ARKEP-it, si institucioni më përgjegjës për këtë çështje shumë […]

Posedimi dhe jetësimi i kodit shtetëror është jetësim i sovranitetit në sektorin e komunikimeve elektronike në Rpubliken e Kosovës.

“Ne kërkojmë nga ARKEP angazhim më të përgjegjshëm në  implementimit te kodit shtetëror +383”, ka thënë të shtunën Vetëvendosje në një konferencë për media, me rastin e gjashtëmujorit të miratimit në Kuvendin e Republikës së Kosovës  të Rezolutës për Telekomin.

Lëvizja Vetëvendosje kishte organizuar më vitin 2015, së bashku me AAK dhe Nisma, peticion kundër katër marrëveshjeve me Serbinë të datës 25 gusht 2015, një prej të cilave ishte edhe marrëveshja për kodin telefonik +381. Këtë peticion e kishin firmosuar mbi 200.000 qytetarë të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, në interpelancën e atëhershme të kryeministrit Mustafa në lidhje me kodin telefonik, kryetari i sotëm i Vetvendosjes kishte deklaruar se “vetëm sa e kanë maskuar zgjerimin e operatorit të Serbisë në Kosovë, e se kodi i ri telefonik mund të jetë kod i ri, por nuk mund të jetë kod i Kosovës”.

Ismet Hamiti, anëtar i Lëvizjes së Vetëvendosje, dhe ekspert në fushën e telekomunikacionit ka deklaruar vazhdimisht se ky kod është i Serbisë. “Me marrëveshjen me Serbinë, i njihet kompetenca në qeverisjen me sektorin e telekomunikimit në Kosovë”, pati thënë Hamiti, duke shtuar se me nënshkrim të Qeverisë së Kosovës, operatori shtetëror serb kthehet në Kosovë.

PETICION

 

 

 

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?