Veseli dhe Ahmeti thonë se nuk do të ketë marrëveshje të dëmshme për Kosovën me Serbinë (Video)

Kryetari i PDK’së dhe kryeparlamentari Kadri Veseli ka takuar bashkëkryesuesin e dialogut me Serbinë, Shpend Ahmetin. Pas takimit, Veseli dhe Ahmeti thanë se këto takime do të jenë të rregullta, para dhe pas takimeve që do të zhvillohen në Bruksel, nga ekipi i delegacionit shtetëror. “Sot filluam takimet e rregullta, kemi thënë se do të […]
Kryetari i PDK’së dhe kryeparlamentari Kadri Veseli ka takuar bashkëkryesuesin e dialogut me Serbinë, Shpend Ahmetin.
Pas takimit, Veseli dhe Ahmeti thanë se këto takime do të jenë të rregullta, para dhe pas takimeve që do të zhvillohen në Bruksel, nga ekipi i delegacionit shtetëror.
“Sot filluam takimet e rregullta, kemi thënë se do të ketë transparencë për dialogun. Një cështje ta them në mënyrë shumë të qartë, ka vetëm një vendimmarrje, Kosova e pavarur dhe sovrane, Kosova e pacenuar territorialisht. Për cështjen që kanë të bëjnë takimet e delegacionit shtetëror kemi këtu bashkëkryesuesin Shpend Ahmeti”, ka thënë Veseli.
https://www.facebook.com/periskopi/videos/448767228992808/
Ndërkaq edhe Ahmeti njoftoi se çka diskutuan në takim.
“Sot e patëm takimin e radhës të koordinimit me krerët shtetërorë. Kemi dakordim të plotë që për neve nuk ka më dialog teknik ku duhet të flasim për dialog teknik . Nëse nuk ka njojhe të ndërsjellë dhe nëse nuk ka perspektivë për anëtarëismin në OKB, asnjë nga pikat e marrëveshjes me Serbinë nuk do të vlejë.Kemi informuar për krijimin e gjashtë komisione si pjesë e delegacione që do të mbulojnë të gjitha temat që do të ngriten. Sot një i dërguar nga Mogherini do të diskutojë me anëtarët e ekipit negociator. Është e qartë që po mundohemi ta përdorim këtë dritare të hapur që të arrijmë marrëveshje me Serbinë. Por është e qartë që ne nuk pajtohemi me compromise të rënda, kemi Kushtetutën e Kosovës, kemi qëndrimet tona”, ka thënë Ahmeti./Periskopi/












