Vendbanime, kishë, e raki me emrin e Putinit në Serbi

Vendbanime, kishë, e raki me emrin e Putinit në Serbi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tashmë ka një fshat me emrin e vet, figurën e dylltë, brendin e ri të rakisë së kumbullës “Putinovka”, disa kafene, e tash një kishë në Serbi do të quhet “Putin”, shkruan AP një ditë para shkuarjes së tij për një vizitë zyrtare në Beograd. Banorët e fshatit Banstol, në […]

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tashmë ka një fshat me emrin e vet, figurën e dylltë, brendin e ri të rakisë së kumbullës “Putinovka”, disa kafene, e tash një kishë në Serbi do të quhet “Putin”, shkruan AP një ditë para shkuarjes së tij për një vizitë zyrtare në Beograd.

Banorët e fshatit Banstol, në veriperëndim të Serbisë po presin me padurim nëse Putin do ta vizitojë “Putinin”, kishën që është në ndërtim e sipër.

Interesat ruse në rajon (Ballkan) janë të lidhura me pozitën e tij strategjike ndërmjet Lindjes e Perëndimit.

Nga tetë fqinj të Serbisë, pesë janë anëtare të NATO-s, katër janë anëtare të BE-së dhe dy sosh janë në proces të integrimeve evropian, shkruan AP, përcjell Koha.net.

Serbia është treguar aleat besnik i Rusisë edhe pse është në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Beogradi ka refuzuar t’iu bashkohet sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë për shkak të Ukrainës dhe ka premtuar se nuk do të bëhet anëtare e NATO-s.

Analistët besojnë se lidhjet e fuqishme ndërmjet kishës serbe e ruse kanë rol të rëndësishëm në ripërtëritjen e ndikimit rus te serbët pas shkëputjes së Jugosllavisë dhe liderit të saj Josip Broz Tito nga Bashkimin Sovjetik dhe kthimit e forcimit të lidhjeve me Perëndimin.

Fanellat me portretin e Putinit shiten nëpër rrugë e në Qeverinë e Serbisë qëndrojnë hapur ministra pro rusë.

Hulumtimet thonë se shumica e serbëve besojnë se Rusia është aleati dhe donatori më i madh përkundër ndihmës shumë më të madhe ekonomike të Perëndimit dhe çdo ndihme tjetër të vendeve ballkanike.

Popullariteti i Putinit u arrit më së shumti për shkak të përkrahjes që Kremlini ia jep Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës, ndërsa kisha atë sërish e mendon “vendlindje” të saj dhe vend ku ka më së shumti objekte kulturore e fetare, transmeton Koha.net.

Për dallim të kësaj, shumica e vendeve perëndimore e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shpallur në vitin 2008.

Patriarku serb Irinej kohë më parë ka thënë se Serbia do marrëdhënie të mira me Evropën, SHBA-në dhe Rusinë, por nëse interesat e Perëndimit bien në kundërshtim me interesat tona, nuk ka dyshim se në këtë rast Rusia është në vendin e parë.

Kisha serbe ka dëshmuar lojalitet dhe ka qëndruar në anën e kishës ruse me rastin e shpalljes së pavarësisë së kishës ukrainase nga Moska. /Koha.net

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?