Vdes e aksidentuara dhjetë ditë më parë në Obiliq

Një grua që ishte aksidentuar dhjetë ditë më parë në fshatin Milloshevë të Obiliqit, ka vdekur në QKUK. Sipas njoftimit nga policia e Kosovës, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Për aksidentin e 22 dhjetorit, policia kishte arrestuar dy persona. “Obiliq 22.12.218 – 03:40. Janë arrestuar vozitësi […]
Sipas njoftimit nga policia e Kosovës, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Për aksidentin e 22 dhjetorit, policia kishte arrestuar dy persona.
“Obiliq 22.12.218 – 03:40. Janë arrestuar vozitësi dhe pasagjeri meshkuj K/Shqiptar, nën dyshimin se me veturë me tabela vendore, në rrethana të pa njohura, dyshohet se kanë goditur këmbësoren femër K/Shqiptare, e cila është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Viktima sipas mjekut kujdestar është pa vetëdije dhe në gjendje të rëndë shëndetësore. Viktima në QKUK-ë është identifikua nga prindi (babai) i sajë. Me vendim të Prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në qendrën e mbajtjes, për pocedura të mëtejme”, thuhej në raportin për këtë aksident.












