Vazhdon shpenzimi i pakontrolluar i parave të shtetit: Shpërblehen shërbyesit civilë me nga 300 euro

Vazhdon shpenzimi i pakontrolluar i parave të shtetit: Shpërblehen shërbyesit civilë me nga 300 euro

Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj ka vazhduar me praktikën e nisur që në marrje të mandatit për shpërndarje të pakontrolluar të mjeteve financiare. Siç mëson KTV-ja, rreth 50 shërbyesve civilë, punonjës në Qeveri janë shpërblyer në fund të vitit të kaluar me nga 300 euro. Kjo shumë e parave u është dhënë shërbyesve civilë, […]

Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj ka vazhduar me praktikën e nisur që në marrje të mandatit për shpërndarje të pakontrolluar të mjeteve financiare.

Siç mëson KTV-ja, rreth 50 shërbyesve civilë, punonjës në Qeveri janë shpërblyer në fund të vitit të kaluar me nga 300 euro.

Kjo shumë e parave u është dhënë shërbyesve civilë, të cilëve nuk u është rritur paga, në kohën kur kryeministri Haradinaj ia rriti vetes pagën 100 për qind.

Ka dy ditë që KTV-ja ka kërkuar nga Zyra e Kryeministrit detajet e këtij vendimi, por kanë thënë se një përgjigje të detajuar do ta bëjnë gjatë së mërkurës.

Megjithatë, zyra e Haradinajt ka konfirmuar shpërndarjen e parave, duke e quajtur praktikë të zbatuar gjatë viteve të fundit. Por, KTV-ja kupton se shuma, viteve të mëparshme ka qenë 100 euro.

“Është formë e pagesës që është praktikuar në 7 vitet e fundit. Për dallim, këtë vit përfitues të saj ka qenë një numër më i vogël i punonjësve dhe ata të cilët nuk kanë pozita udhëheqëse. Në këtë pagesë, nuk janë përfshirë personat që kanë pasur rritje të rrogës dhe as stafi politik. Bëhet fjalë për rreth 50 persona dhe për shumën e saktë dhe numrin e saktë të përfituesve, mund t’ju njoftojmë nesër. Të gjitha pagesat në Zyrën e Kryeministrit bëhen përmes bankës”.

Kryetari i Sindikatës së Shërbyesve Civil të Kosovës, Mursel Zymberi, ka thënë përmes telefonit se ky vendim i Qeverisë është tentim për ta blerë qetësinë sociale.

Sipas tij, të gjithë shërbyesit civilë që kanë qenë të pakënaqur me vendimin për rritje të pagave, Qeveria i ka rehabilituar me nga 300 euro.

Në dhjetor të 2017-s, kryeministri Haradinaj me një vendim të shumë-kontestuar, ia rriti pagën vetes 100 për qind, në 2950 euro.

Rritje të pagës përfituan edhe zëvendëskryeministrat, këshilltarët dhe punonjës të tjerë të Qeverisë.

Ky vendim për rritje të pagave, kishte ngjallur pakënaqësi te shërbyesit civilë të administratës së Qeverisë, të cilët kishin hyrë në grevë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?